Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Disa sqarime rreth Kurban Bajramit Pyetje: A mund te me tregoni dicka rreth kurban bajramit kur eshte obligim me ther kurban, si duhet me u shperndajt, a llogatitet 7 persona apo 7 familje, a e kemi obligim te therim kurban nese nuk kemi mish per vete? Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i […]
Disa sqarime rreth Kurban Bajramit Pyetje: A mund te me tregoni dicka rreth kurban bajramit kur eshte obligim me ther kurban, si duhet me u shperndajt, a llogatitet 7 persona apo 7 familje, a e kemi obligim te therim kurban nese nuk kemi mish per vete? Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i […]
Disa sqarime rreth Kurban Bajramit

Disa sqarime rreth Kurban Bajramit
Pyetje: A mund te me tregoni dicka rreth kurban bajramit kur eshte obligim me ther kurban, si duhet me u shperndajt, a llogatitet 7 persona apo 7 familje, a e kemi obligim te therim kurban nese nuk kemi mish per vete?
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri ne ditën e Kiametit.
Kurbani
Kurbani është kafshë që theret për hir të Allahut, gjatë ditëve të Bajramit. Allahu subhanehu ue teala thotë: “E devetë (therjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të Allahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e Allahut…” El Haxh, 36.
Me prerjen e kurbanit shprehet devotshmëria ndaj Allahut, ngase Allahu nuk ka nevojë për mish e as për gjak. Ai në Kuran thotë: “Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arin devotshmëria e juaj…” El Haxh, 37.
Dispozitat e therjes së kurbanit
Therja e kurbanit është vaxhib (obligim i domosdoshëm) për ata që kanë mundësi materiale, ngase Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Kush ka mundësi të therë kurban e nuk ther, mos t’i afrohet musalasë (hapësirë e madhe ku falet namazi i Bajramit) sonë.” Transmeton Ibën Maxheh.
Nga kjo nënkuptohet se ai i cili ka mundësi të therw kurban e nuk e bën këtë, nuk do t’i sjellw dobi as falja e namazit të tij (falja e namazit të Kurban Bajramit), ngase ai e ka lëshuar një vaxhib.
Po ashtu transmetohet nga Muhafel ibën Selimi radijallahu anhu se ka thënë: “Ishim me të Dërguarin salallahu alejhi ue selem në Arafat e ai tha: “O ju njerëz, çdo familje e ka obligim të therë kurban për çdo vit.” Transmeton Tirmidhiu, Ebu Daudi, Ibën Maxheh dhe Nesaiu.
Cilët kafshë mund të theren për kurban
Kafshët të cilat mund të theren për kurban janë: lopët, devetë, dhentë dhe dhitë.
Për të qenë i vlefshëm, kurbani duhet t’i plotësojë këto kushte: lopët duhet të kenë më shumë se dy vjet, devetë më shumë se pesë vjet, dhentë më shumë se gjashtë muaj ndërsa dhitë më shumë se një vit
Po ashtu Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Katër lloje të kafshëve nuk mund të theren: kafsha e verbër, verbëria e së cilës është e dukshme, kafsha e sëmurë, sëmundja e së cilës është e dukshme, kafsha e gjymtë, gjymtësia e së cilës është e vërejtur dhe kafsha e çalë e cila nuk zgjidhet (pëlqehet)”.
Në therjen e një lope për kurban mund të marrin pjesë shtatë persona, në deve dhjetë persona, ndërkaq delja mund të prehet për një person dhe familjen e tij.
Transmetohet nga Ibën Abasi radijallahu anhu se ka thënë: “Kemi qenë me të Dërguarin salallahu alejhi ue selem në udhëtim në kohën e Kurban Bajramit. Një deve e kemi therë për dhjetë persona e një lopë për shtatë persona”. Transmeton Ibën Maxheh, Tirmidhiu, Nesaiu.
Transmetohet nga Atar ibën Esari radijallahu anhu se ka thënë: “E kam pyetur Ebu Ejjub el Ensariun se si ka qenë therja e kurbanit në kohën e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, në çka është përgjigjur: “Një njeri në kohën e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem ka therë një dele për vete dhe për familjen e tij, ka ngrënë prej saj dhe me të ka ushqyer të tjerët”. Transmeton Ibën Maxhe, Tirmidhiu.
Kur duhet therur kurbani
Transmetohet nga Xhundeb ibën Sufjan el Bexheli radijallahu anhu se ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem në ditën e Kurban Bajramit duke thënë: “Ai i cili e ka therur kurbanin para se të falet, le ta zëvendësojë atë me një tjetër, ndërsa ai i cili nuk e ka therur ende, le ta therë”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Si duhet therur kurbani
Gjatë therjes së kurbanit duhet bërë bismilah, ngase kurbani i cili theret pa bërë bismilah nuk lejohet të hahet. Allahu në Kuran thotë: “Ju hani nga ajo që (është therur) është përmendur emri i Allahut …dhe mos hani nga ajo që (që para therjes së saj) nuk është përmendur emri i Allahut. Vërtet ajo (ngrënia e asaj që nuk është përmendur emri i Allahut) është mëkat.” El En’am, 118-121.
Po ashtu transmeton Rraf’i Ibën Hadixhi radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i ka thënë atij: “Çka është derdhur gjak dhe është përmendur Allahu, haje.” Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi.
Po ashtu është e preferuar që kurbani të kthehet nga kibla dhe të veprohet siç ka vepruar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem.
Transmetohet nga Xhabir Ibën Abdullah radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ditën e Kurban Bajramit ka therur dy desh të mirë me brirë, e para se t’i therë i ka drejtuar nga kibla dhe i ka cituar këto ajete kuranore nga sureja El En’am: “Unë kam drejtuar fytyrën time nga Ai që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera.
Unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok”, si dhe ajetin tjetër: “Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve! Ai nuk ka shok, me këtë jam i urdhëruar dhe unë jam i pari i muslimanëve!”
Po ashtu ka thënë: “O Zot prej Teje (jam urdhëruar), për Ty po e theri këtë kurban, nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem dhe familja e tij – Bismilah, Allahu ekber – dhe pastaj e theri.” Transmeton Ebu Daudi.
Sjelljet që duhen praktikuar gjatë therjes së kurbanit
Kurbani duhet të theret në mënyrën më të lehtë. Për këtë thika duhet të mprihet mirë, ngase Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Vërtet Allahu ka obliguar mirësinë për çdo gjë, prandaj kur të vritni, vritni me njerëzi dhe kur të therni, therni me njerëzi. Çdokush prej jush duhet së pari ta mprehë thikën dhe ta qetësojë kafshën për therje.” Transmeton Muslimi.
Mishi i kurbanit
Mishi i kurbanit është i preferuar që të ndahet në tri pjesë: me një pjesë t’i gëzojë të varfrit, një pjesë u shpërndahet të afërmve, kurse pjesën tjetër mund ta ndalë për vete.
Çfarë preferohet të bëhet në ditën e Kurban Bajramit
Në ditën e Kurban Bajramit është e preferuar të bëhen këto gjëra:
1. Të pastrohet trupi.
2. Të vishen rroba më të reja dhe më të mira (më të bukurat).
Transmeton Ibën Abasi radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem Ditën e Bajramit ka veshur xhybe me vija të kuqe (më të mirën që e ka pasur). Transmeton Taberaniu.
3. Ditën e Kurban Bajramit është e preferuar që të mos hahet asgjë deri sa të theret kurbani dhe të hahet prej mishit të tij.
4. Të falet namazi i Kurban Bajramit.
5. Ndërrimi i rrugës gjatë kthimit në shtëpi.
Xhabiri radijallahu anhu thotë se në Ditën e Bajramit Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ndërronte drejtimin e rrugës gjatë kthimit në shtëpi.” Transmeton Buhariu.
6. Të madhërohet Allahu gjatë ditëve të Bajramit.
Allahu i Lartësuar thotë: “Allahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e Bajramit).” El Bekare, 203.
Madhërimi i Allahut gjatë këtyre ditëve bëhet në këtë mënyrë:
“Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il Allahu, Allahu ekber, Allahu ekber ue lil lahil hamd” dhe atë me zë të ngritur shkohet në namazin e Kurban Bajramit. Madhërimi fillon prej mëngjesit të ditës së Arafatit e deri në ikindinë e ditës së katërt të Kurban Bajramit.
7. Të urohet Bajrami ndërmjet njëri-tjetrit.
Bledar Haxhiu
______________
Aliu radiallahu anhu ka thene:
“Shpifja ndaj femrave të pafajshme është më e rëndë sesa qielli; e vërteta është me e gjerë sesa toka; zemra e kënaqur është më e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) është më e fortë sesa guri; sundimtari i padrejtë është më i nxehtë sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirënjohësit është me e ftohtë sesa acari; durimi është më i hidhur sesa helmi.”
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
May 30, 2018 / By M.I Dhikri i mëngjesi – Mundohu ti thuash cdo dite
May 30, 2018 / By M.I Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?
May 30, 2018 / By M.I Meleku i një fëmije
May 30, 2018 / By M.I Mos merrni frymë në enë dhe mos fryeni në të
May 30, 2018 / By M.I Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo
May 30, 2018 / By M.I 8 Ushqimet më të mira për zorrët
May 30, 2018 / By M.I LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE