Sábado, 23/1/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa shkaqe te semundjeve

Disa shkaqe te semundjeve

Disa shkaqe te semundjeve:

1. Mospermendja e Allahut, subhanehu ue teala, dhe moskujdesi ndaj mbrojtjes nga semundjet me Kur’an dhe Sunnet.
2. Perhapja e zilise, magjise dhe renia mesysh ne permasa te gjera.
3. Demi qe njeriu ia ben xhinit ne vendbanimet e tyre si p.sh. derdhja e ujit vale pa e permendur Allahun dhe kryerja e nevojes ne gropa apo vende te ndryshme.


4. Frika e madhe dhe e papritur, hidherimi i madh, pikellimi i madh dhe gezimi i tepruar.
5. Krijimi i kushteve te volitshme per pranine e shejtaneve me veprime qe pengojne hyrjen dhe pranine e melekeve, si p.sh.: qente, statujat dhe fotografite, lakuriqesia, muzika, mosleximi i Kur’anit dhe mosfalja e namazit.


6. Zhveshja e plote pa e permendur Emrin e Allahut. I Derguari i Allahut, paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te, ka thene: ” Perdja mes pjeseve te turpshme te trupit te birit te Ademit dhe shikimit te xhineve, eshte leximi i Besmelese (BismIlah) gjate zhveshjes. ”
7. Mosfalja e namazeve vullnetare dhe sunneteve ne shtepi. Ibn Omeri, Allahu qofte i kenaqur me te, thote: ” Ndani disa namaze per shtepite tuaja dhe mos i shnderroni shtepite ne varreza. ”. Kurse, Imam Neueuiu thote: ” Keshtu do te sjellim begati ne shtepi, mbi ate shtepi do te zbrese Meshira e Allahut, do te tubohen meleket dhe do te largohen djajte. ”

(Visited 50 times, 1 visits today)
Top