Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

DISA PROBLEME NË JETËN SEKSUALE DHE SHËRIMI I TYRE

DISA PROBLEME NË JETËN SEKSUALE DHE SHËRIMI I TYRE

gruaja• DISA PROBLEME NË JETËN SEKSUALE DHE SHËRIMI I TYRE • ..(28)

? Sihri a ndikon në aftësinë seksuale? ?
Sihri është realitet të cilin mund ta mohojë vetëm mendjemadhi dhe mund të ndikoj në aftësinë seksuale. Secili njeri që është i goditur me këtë lloj të sihrit, duhet të përpiqet që të çlirohet prej tij, duke kërkuar ndihmë dhe mbrojtje prej Allahut të Lartësuar, të bëjë ibadete dhe të lutet sa më shumë. Në shërim përdoren metodat tradicionale sheriatike të shërimit të sihrit.

? A ndikon masturbimi në marrëdhëniet seksuale? ?
Dijetarët myslimanë kanë mendime të ndryshme lidhur me dispozitën e masturbimit. Shafijtë dhe ata që pajtohen me ta, masturbimin e konsiderojnë të ndaluar, duke u mbështetur në fjalët e Allahut:
…”të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim…”
->(EL-MU’MINUN 23, 5-6)<- Të dytët, hanbelijtë konsiderojnë se burri në momentin e sulmit të epsheve dhe të dominimit të tyre mbi njeriun, me qëllim që të mos bjerë në mëkat, ai e ka lejuar të masturbojë. Mjekët konsiderojnë se masturbimi ka pasoja të dëmshme, prej të cilave i përmendin: - Nuk arrihet kënaqësia e plotë seksuale; - Është një zakon i lig dhe tërheq pas vetes rrezik të madh psikologjik; - Praktikimi i shpeshtë te meshkujt shkakton paraqitjen e plagëve nëpër organet gjenitale dhe dhembje në testise. Te gratë shkakton gjakderdhje të madhe në rastin e menstruacioneve dhe ndikon në sistemin e gjakut të gruas. Po ashtu, mund të shkaktojë dhembje të shtuar gjatë menstruacionit; - Praktikimi i këtij aktiviteti te djemtë dhe vajzat shkakton formimin e qëndrimit të caktuar rreth kënaqësisë seksuale dhe ka efekte të fuqishme psikologjike, kurse shpesh shkakton edhe pakënaqësi me jetën seksuale në martesë; - Te virgjëresha, masturbimi i shpeshtë mund të shkaktojë mosparaqitjen e gjakut në natën e parë të martesës dhe kështu të shkaktojë probleme në martesë. -------------------------------------------------------------- Pjesë nga libri: "Kënaqësia bashkëshortore" Autor: Nasiruddin Albani, Istanbuli dhe Vedat Lut -------------------------------------------------------------- Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..