Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DISA PROBLEME NË JETËN SEKSUALE DHE SHËRIMI I TYRE



DISA PROBLEME NË JETËN SEKSUALE DHE SHËRIMI I TYRE

gruaja
• DISA PROBLEME NË JETËN SEKSUALE DHE SHËRIMI I TYRE • ..(31)

? Cila është lidhja në mes disa pijeve dhe aftësisë seksuale? ?
ORKIDEJA (në popull e njohur si salep) – rrënjët e orkides janë të njohura si ushqyese dhe lëvizëse të fuqishme të epsheve. Kjo pije përgaditet ashtu që pluhuri i rrënjeve të orkidesë zhytet në pak ujë të ftohtë, pastaj zhytet në sasinë më të madhe të ujit të ngrohtë dhe zihet mire dhe lihet derisa të bashkohet. Pas kësaj merret me lugë në intervale të shpejta.
GJËMBAÇI, (gjembaçi i bardhë, artiçoku i egër) është bimë e njohur që përdoret si afrodiziak i fuqishëm, posaçërisht i zier me mjaltë. Pija me këtë bimë përgaditet ashtu që farat e kësaj bime pastrohen dhe në një gotë me ujë të ftohtë hidhen dy lugë. Kështu qëndron rreth tri orë, pastaj ngrohet në zjarr dhe vlon një minutë. Ky çaj pihet dy-tre filxhanë në ditë, të ëmbëlsuar me mjaltë.
KANELLË – Kanella është melmesë e njohur aromatike, pluhuri i së cilës përdoret për përmirsimin e punës së sistemit të gjakut dhe për forcimin e aftësisë seksuale.
Tri lugë kanellë vendosen në një gotë ujë dhe kjo zihet në zjarr derisa uji most a ndryshojë ngjyrën në të kuqe dhe kështu pihet.
KARAFILI – karafili është afrodiziak shumë I forte dhe kthen rininë, posaçërishtë kur përdoret me jogurt dhe me qumësht. Pija prej karafilit përgaditet ashtu që një lugë e vogël e kokrrave të karafilit treten në një gotë ujë dhe lihet që të vlojë në zjarr, kur të ftohet, pihet.
XHENXHEFILI – xhenxhefili është shumë I dobishëm për tërë trupin, neutralizon gazrat, është i këndshëm dhe i butë për stomakun, e përmirëson tretjen, ndihmon në nxjerrjen e ujit prej organizmi dhe e përforcon aftësinë seksuale.
Xhenxhefili përdoret me mjaltë në formë të xhemit, hahet i ftohtë pas përzierjes, por mund pak të ngrohet që të lëshohet. Si pije përdoret ashtu që gjysëm lugë xhënxhëfili në pluhur përzihet me një lugë mjaltë. Kjo përzihet mirë, pastaj kësaj përzierje i shtohet një gotë ujë të ngrohtë dhe pihet sipas nevojës. Allahu i Lartësuar duke folur për xhenxhefilin thotë:
“Aty do të pinë gota me pije të përzier me xhenxhefil.”
->(EL-INSÂN 76, 17)<- ANASON – është afrodiziak i mirë, madje edhe Ibën Sina e ka përmendur për këto karakteristika. Mjekësia moderne vërteton se kjo bimë është e dobishme te grate në përforcimin e vezoreve, gjatë lindjes dhe lehtëson problemet menstruale. Përgaditet ashtu që një lugë e frytit të bluar të kësaj bime zihet në ujë të vluar dhe kjo lihet që të qëndrojë, kur të ftohet pihet nga një ose nga një gotë e gjysmë të këtij çaji. Nuk rekomandohet që të pihet më shumë se kjo dozë. QIMNON – bimë e njohur që në mjekësinë tradicionale përmendet si nxitës i epsheve. Kjo pije përgaditet ashtu që një lugë e frutave të bluar vendoset në një gotë të ujit të vluar dhe kjo pihet gjatë një dite. ?Cila është lidhja mes barishteve dhe aftësisë seksuale?? SAFRANI – emër me prejardhje semite që do të thotë i verdhë, sepse kjo bimë lëshon ngjyrë të verdhë. Lulet e kësaj bime mblidhen pas lulëzimit dhe thahen në vende të posaçme. Kjo bimë qysh prej kohërave të lashta është e njohur si afrodiziak. MARAQ – ose maraq i egër është bimë që njihet që nga lashtësia dhe qysh prej atëherë ëshët e njohur si bimë mëlmese. U shtohet sallatave si mëlmesë dhe e forcon fuqinë seksuale. ------------------------------------------------------------- Pjesë nga libri: "Kënaqësia bashkëshortore" Autor: Nasiruddin Albani, Istanbuli dhe Vedat Lut -------------------------------------------------------------- = F U N D =





(Visited 9 times, 1 visits today)