Monday, 18/2/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa nga vetitë e kanellës



Disa nga vetitë e kanellës

kanella

Kanella është një erzë shumë e përdorur në kuzhine, mbi të gjitha për ti dhënë një shije të veçantë ëmbëlsirave, por edhe salcave të ëmbla.

Kanella mund të gjendet në pluhur apo në shkopinj por edhe nën formën e vajit esencial i duhur për ato që vuajnë nga ngërçet dhe tensionet muskulore. Kanella është e njohur prej mijëra vjetësh për vetitë e saj të mira.





Kanella, të mirat dhe vlerat
Ajo është një erz e cila mund te parandaloje sëmundje sezonale dhe gripin, fal vlerave antibakteriale dhe anti inflamatore, është një tretës shumë i mirë dhe lehtëson shqetësime si diarreja. Kanella është një antiseptik shumë i fuqishëm por edhe antioksiduese. Disa studime të fundit kanë treguar se si kanella zhvillon një veprim të tillë sa dhe insulina, kështu që mund të ndihmojë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Për më tepër ajo largon bakteret si ato që provokojnë kandidën dhe Escherichia coli. Gjithashtu kanella është një kure efikase ndaj urisë nervore dhe ndihmon ato që ndjekin një regjim ushqimor hipokalorik sepse parandalon ndjenjën e urisë.

Perzgjodhi textin inf.Qendresa Paqarizi