Terça-feira, 7/7/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa nga vetite dhe vlerat e DELLINJES

Disa nga vetite dhe vlerat e DELLINJES

Disa nga vetite dhe vlerat e DELLINJES:
Bima përbëhet nga frytet e pjekura e të thara të shkurres së dëllinjës së zezë, e cila në vendin tonë ndeshet shpesh dhe kudo, deri në 2000 m mbi nivelin e detit.

Dëllinja i ka gjethet halore me majë të mprehtë dhe të qëndrueshme, të vendosura në qerthuj trish. Fryti ka pamjen e një sfere të vogël; në vitin e parë është i gjelbër, ndërsa kur piqet (në vitin e dytë) bëhet gati i zi. Frytet e dëllinjës së zezë përmbajnë sheqerna, juniperinë, esencë, rrëshirë, etj.

Kanë veti të nxisin urinimin dhe të pengojnë zhvillimin e rritjen e mikrobeve në rrugët urinare. Bima konsiderohet si mjet i mirë diuretik që ndihmon në jashtëqitjen e klorureve dhe të azotit në formën e uresë; (këshillohet në hidropizi, në reumatizmin e kyçeve etj).

Rritja e dierezës fillon pas 4 orësh nga marrja e fryteve dhe vazhdon për po aq orë. Bima sforcon epitelin renal, për këtë arsye nuk këshillohet tek fëmijët dhe në rastetet e veshkave të sëmura të prirura për hematuri, albuminuri etj.

Frytet e dëllinjës së zezë këshillohen edhe në bronkitet katarale dhe në sëmundje që vijnë nga të ftohurit, sepse ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës dhe në lehtësimin e kollës.

(Visited 168 times, 1 visits today)
Top