Quinta-feira, 22/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa nga duat-lutjet që nuk kthehen prapa

Disa nga duat-lutjet që nuk kthehen prapa

Disa nga duat-lutjet që nuk kthehen prapa:
-lutja e atij të cilit i është bërë padrejtësi
-lutja e prindit për evladin e tij
-lutja e udhëtarit
-lutja e agjëruesit
-lutja e fëmijës së mirë për prindërit
-lutja e të dëshpëruarit
-lutja e atij që është zgjuar nga gjumi për ibadet
-lutjet e haxhiut
-lutjet e atij që është i përkushtuar në dhikër-përmendje të Zotit
-lutjet e atij që e don Zotin dhe është i kënaqur me Të
“Do t’i shpall luftë atij që tregon armiqësi ndaj robit Tim!
Robi Im nuk më afrohet në mënyrë tjetër, përveç duke i kryer fardet (obligimet e domosdoshme).
Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua ate, e kur e dua, atëherë bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin sheh, dora me të cilën bie, dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse ky rob kërkon diçka prej meje, Unë me siguri do t’ia jap, nëse kërkon strehimin Tim, vërtet Unë do ta strehoj atë. Unë nuk nguroj për asgjë më tepër se në marrjen e shpirtit të robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unë e urrej lëndimin e tij.” (hadith kudsij)

(Visited 67 times, 1 visits today)
Top