Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa mënyra si të trajtoni aknet

Disa mënyra si të trajtoni aknet

Të gjithë e dimë mirë çfarë do të thotë të zgjohesh me një akne në fytyrë në një ditë të rëndësishme, apo të mos kuptosh pse fytyra e pastër e dy ditëve më parë, tani është nën pushtetin e akneve. Megjithatë ka disa alternativa për të mos lejuar zhvillimin e tyre, që nuk janë absolute, por ia vlen t’i tentosh.

Pi shumë, shumë ujë- Uji ndihmon trupin të pastrohet nga papastëritë dhe lëkurën të shërohet.

Pi lëngje të gjelbra- Shumë i mirë për t’u pirë është çaji jeshil organik. Përmban shumë antioksidantë, që janë të shkëlqyera për të larguar papastërtitë nga trupi.

U thuaj jo bulmetit, ushqimeve me yndyrë, ushqimeve të skuqura, pijve me gaz, çokollatave dhe alkoolit- Këto ushqime kanë përmbajtje të lartë kimikatesh dhe prezervantësh etj si këto që më mirë të mos I fusësh në trup nëse do fytyrë të pastër

Mos konsumo shumë sheqer- Të gjitha ushqimet e përmendura më sipër kthehen në sheqer kur merren nga trupi dhe shumë sheqer do të thotë më shumë akne.

Ushqimet që mund të hash- spinaq dhe të tjera perime të gjelbra, fruta të thata sa për të përmendur disa. Mos i skuq këto ushqime, mos i ngop me vaj./tesheshi.com/

(Visited 36 times, 1 visits today)
Top