Terça-feira, 30/11/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa mënyra si të përmirësoni kujtesën

Disa mënyra si të përmirësoni kujtesën

Kujtesa është fleksibël, sepse ka tendencë të dobësohet me kalimin e viteve, megjithatë një memorie e forte varet nga shëndeti dhe gjallëria e trurit tonë.

Neuroshkencëtarët konfirmojnë se truri ka një aftësi mahnitëse që të përshtatet dhe reagojë gjithnjë e më ndryshe, kështu që ju mund të përmirësoni kujtesën tuaj në çdo moshë. Ja ku po ju sjellim 5 truqe si të bëheni më të zotë në një kohë shumë të shkurtër:

Lëvizja horizontale e syve

Sytë mund të jenë dritarja e shpirtit tuaj , por ato mund të jenë gjithashtu përforcues shumë te mirë të kujtesës. Sipas një studimi tek Brain and Cognition lëvizja e shpejtë horizontale e syve për 30 sekonda përmirëson kujtesën me 10%.

Kjo lloj lëvizjeje mund të ndihmojë që të dy anët e trurit të komunikojnë më mirë duke aktivizuar rrugë nervore që ndihmojnë këtë komunikim, i cili është i nevojshëm për të konsoliduar kujtesën.

Jepini mundësi trurit tuaj të stërvitet

Kujtesa, ashtu si forca muskulare, sugjeron që ju “ta përdorni ose do e humbni”. Nuk ka rëndësi sa impenjues mund të jetë aktiviteti nga ana intelektuale, nëse është diçka për të cilën ju jeni tashmë të zotët, atëherë nuk është një ushtrim i mirë për trurin.

Mos anashkaloni aktivitetin fizik

Ushtrimet aerobike si çiklizmi janë veçanërisht të mira për trurin, prandaj zgjidhni aktivitete që përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Në përgjithësi , çdo gjë e mirë për zemrën tuaj është e shkëlqyer dhe për trurin.

Jeto gjelbër

Annals of Neurology zbulon se njerëzit që morën pjesë në një ndër testet e kujtesës dhe që konsumuan gjysmë filxhani me perime kruçifere (siç është brokoli) çdo ditë u vlerësuan me rezultate rreth 10% më të larta se pjesëmarrësit e tjerë.

Gjeni kohë për miqtë tuaj

Ruajtja e kontakteve mund të jetë një ndihmë për jetën tuaj shoqërore dhe kujtesën po ashtu. Në të vërtete kërkimet ne Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard zbuluan se njerëzit që ndërveprojnë më shumë me të tjerët shfaqin rreth 50% më pak dobësim te kujtesës se pjesa tjetër.

(Visited 137 times, 1 visits today)
Top