Quarta-feira’, 29/6/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa lutje të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem

Disa lutje të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem

Disa lutje të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem:
1. Nga Ebu Bekër Es-Siddik -radijAllahu anhu- transmetohet t’i ketë thënë Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: Më mëso një lutje që do ta them në namazin tim. I tha: “Thuaj; O Allahu im, unë i kam bërë padrejtësi të shumta vetës, e askush nuk i falë mëkatet përveç Teje, atëherë më fal mua me një falje nga Ti, dhe më mëshiro, vërtetë Ti je Falës dhe Mëshirues.” Transmeton Buhariu (6326)
2. Lutja që Profeti, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ia mësoi Aishes, -radijallahu anha!-: “O Allah! Të lutem më jep nga të gjithë të mirat, nga ato të dunjasë, e të ahiretit, nga ato që i di, e që s’i di; si dhe kërkoj mbrojtjen Tënde, që të më ruash nga të gjithë të këqijat, nga ato të dunjasë, e të ahiretit, e nga ato që i di, e që s’i di. O Allah! Të lutem më jep nga ato të mira, për të cilat të është lutur robi dhe profeti Yt; si dhe kërkoj mbrojtjen Tënde, që të më ruash nga ato të këqija, për të cilat, robi dhe profeti Yt, të është lutur që ta ruash nga ato. O Allah! Nga Ti e kërkoj parajsën dhe gjihtçfarë që më afron tek ajo – qoftë fjalë a punë, si dhe kërkoj mbrojtjen Tënde, që të më ruash nga ferri dhe gjithçfarë që më afron tek ai – qoftë fjalë a punë. O Allah! Të lutem, bëje fatmirë çdo parapërcaktim Tëndin për mua!”
3. Profeti Muhamed, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i tha Shedad b. Eusit:
“Shedad, kur të shohësh se njerëzit kanë grumbulluar arin dhe argjendin si thesarë të tyre, le të jenë këto fjalë thesari yt:
“O Allah, më jep qëndrueshmëri në fe,
Vendosmëri në punë të mira,
Punë që sjellin mëshirën Tënde,
Më jep faljen Tënde,
Më mundëso të të falënderoj për begatitë,
Të të adhurojë mirë,
Më jep zemër të shëndoshë,
Gjuhë të sinqertë,
Me jep të mirat që Ti i di,
Më mbroj nga të këqiat që Ti i di,
Kërkoj faljë nga ato (mëkate) që Ti i di,
Vërtet Ti i di të fshehtat.”
Silsiletul ehadithisahiha 3228

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

(Visited 228 times, 1 visits today)