Tuesday, 22/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa Lutje për mbrojtje



Disa Lutje për mbrojtje

ë kërkuarit mbrojtje në të vërtetë është ikja nga ajo që të frikëson dhe të strehuarit tek ai që të mbron.
Njeriu mbrohet me Allahun e madhëruar nga krijesat, injoranca, e keqja, syri, etj dhe ai që strehohet tek Ai nuk ka për t’u dëshpëruar kurrë.

0 Zoti im, unë kërkoj mbrojtje prej Teje që të kërkoj diçka që nuk kam për të dijeni, dhenëse nuk më fal e nuk më mëshiron, do të jem prej të humburve.

Nuhu (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e luti Allahun e madhëruar që t’ia falte, shpëtonte djalin e vet nga përmbytja e madhe. Allahu iu përgjigj “Ai nuk është prej familjes tënde, …” 
Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kërkonte mbrojtje nga këto gjëra shpeshherë, sepse Vërtet janë çështje të rrezikshme.
O Zot, kërkoj strehim tek Ti prej nxitjeve të shejtanëve dhe kërkoj strehim tek Ti që ata mos të më afrohen.
Allahu i madhëruar e mësoi profetin e vet (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që të mbrohej me këtë lloj lutjeje.
O Zot, kërkoj mbrojtje prej Teje nga sherri i asaj që e kam bërë dhe nga sherri i asaj që nuk e kam bërë. (Transmeton Muslimi nr.7070)
Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë se kur u pyet profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se me çfarë të mbrohemi u mësoi këtë lutje.
Allahume in nij eudhu bike min fitneti el mehja ve el memali ve min en urede ila erdheli el umer.
O Zot, kërkoj mbrojtje tek Ti nga sprovat e jetës dhe Vdekjes dhe nga mosha e thyer. (Transmeton Buhariu nr.6374)
O Zot, kërkoj strehim tek Ti nga pamundësia, përtacia,frika, koprracia,pleqëria e thellë dhe dënimi i varrit. Allahu im, jepi shpirtit tim devotshmëri dhe pastroje, se Ti je Pastruesi më i mirë. Ti je përgjegjës dhe Pronar i tij. O Zot, kërkoj strehim tek Ti nga dija që s’ka dobi, nga zemra që s’frikësohet, nga shpirti që s’ngopet dhe nga lutja që nuk pranohet. (Transmeton Muslimi 7081)
O Zot, unë kërkoj strehim tek Ti nga përtacia, pleqëria, gjynahet e njerëzve dhe borxhet e tyre. O Zot, unë kërkoj strehim nga dënimi i zjarrit, nga sprovat e Zjarrit, nga dënimi i varrit, nga të këqijat e sprovës së pasurisë, nga të këqijat e sprovës së varfërisë, nga sherri i sprovës së dexhallit. O Zot m’i la gjynahet me ujë bore dhe breshëri dhe ma pastro zemrën prej gjynaheve ashtu siç pastrohet rroba e bardhë prej pisllëkut, dhe më largo mua prej gjynaheve ashtu siç ke larguar lindjen nga perëndimi.(Transmeton Buhariu nr.6375)
Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kërkonte mbrojtje nga Allahu i madhëruar për gjynahet dhe borxhet e njerëzve. Kur e pyetën pse lutesh kaq shumë për këtë gjë,tha:Personi kur hyn në borxh flet dhe mashtron, premton dhe thyen premtimin.
O Zot, kërkoj mbrojtje me krenarinë Tënde. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos Teje. Ti je i Cili nuk vdes, njerëzit dhe xhinët Vdesin. (Mutefek alejhi)
Nga kjo lutje kuptohet se xhindët vdesin, ashtu siç Vdesin njerëzit./nektarixhenetit.com/