Quinta-feira, 17/6/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa kuriozitete nga mjekësia

Disa kuriozitete nga mjekësia

Disa kuriozitete nga mjekësia

Të flasësh me vete është gjë e mirë?

Psikologjia e quan të folurin me vete një process autoinstruktiv. Shumëkujt mund t’i duket delirant ky fakt, por kërkuesit e Universitetit të Miçiganit sugjerojnë se është një metodë e thjeshtë dhe mjaft e mirë autokontrolli dhe bën që mendja të qetësohet dhe të kontrollojë më mirë emocionet.

Gjimbajtëse për të zbuluar kancerin

Funksionon me 200 biosensorë të vegjël që kapin temperaturën. Një temperaturë e rritur në zona të caktuara do të thotë një fluks gjaku jo i zakonshëm, rrjedhimisht kuptohet se ka diçka që po ushqehet me vazat e gjakut. Kjo tregon për një prezencë të kancerit dhe përbën padyshim një hap përpara për shkencën dhe mjeksinë.

Sa miq proceson një tru?

Edhe pse s’mund ta besoni mund të manaxhoni 150. Ky është një përfundim i profesorit të antropologjisë evolutive Robin Dunbar, në Universitetin e Oksfordit. Mund të keni 1500 miq në rrjetet sociale, por kur realisht analizohet ndërkëmbimi i personave shihet se shifra rrotullohet rreth të njëjtit numër.

Gjaku nga hundët

Kur keni hemoragji nga hundët shpesh ndodh që e çoni kokën mbrapa dhe rrezikoni të gëlltisni gjak, çka do të irritonte stomakun dhe do të shkaktonte nauze dhe të vjella. Ajo që duhet të bëni është ta përkulni kokën para dhe të shtypni me gishta të dy flegrat e hundës, poshtë kockës. Kjo do të ndihmonte për të ndaluar hemoragjinë me një shtypje prej 10 minutash.

E keqja e pijeve të ëmbla

Pijet e ëmbla reduktojnë oksidimin e yndyrës dhe kjo më pas akumulohet në bark dhe në vithe. Kërkuesit mendojnë se shtimi i karboidrateve në pije zvogëlon nevojën e organizmit për të procesuar yndyrën, meqë organizmi për të prodhuar energji parapëlqen fillimisht karboidratet, nga ana tjetër yndyrnat janë më të vështira për tu djegur se sheqeri. Herë tjetër kur të kërkoni një akullore, lëngje frutash apo edhe ato energjike, më mirë kërkoni një gotë me ujë natyral.

(Visited 1,000 times, 1 visits today)
Top