Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DISA KËSHILLA TE LUKMANIT, DREJTUAR BIRIT TIJ



DISA KËSHILLA TE LUKMANIT, DREJTUAR BIRIT TIJ

DISA KËSHILLA TE LUKMANIT, DREJTUAR BIRIT TIJ

Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

Biri im! Mirë a keq qoftë ajo sa kokra e unthit qoftë në qiej në shkrepa a në tokë, All-llahu do ta nxjerë në dritë, se All-llahu është i butë dhe i informuar. 
Biri im! Kryeje faljen dhe urdhëro të bëhen vepra të mirae ndalo nga veprat e këqia. Përballo me durim çka do të gjenë! Kjo është me të vërtetë detyrë themelore.

Mos e kthe kryet me arogancë ndaj njerzëve dhe rrugës mos ec me kryelartësi dhe arogancë. Se All-llahu nuk e do arogantin e laverdaqin.
Jij i matur në ecje dhe ule zërin se me të vertetë zëri ma i pakëndshëm është zëri i gomarit.
(Llukman: 16, 17, 18, 19)

Biri im! Tre persona njihen vetëm në tre raste:
I buti njihet vetëm në rast hidhërimi; Trimi njihet vetëm në luftë; Miku i vërtetë njihet vetëm në vështirësirë.
Biri im! Meçuri është të ulesh me të varfërit ashtu siç ulesh me mbretërit.
Biri im! Shoqërohu me dijetarët se Zoti e ngjallë zemrën e vdekur me dritën e diturisë, siç e ngjallë tokën e vdekur me shi.
Biri im! Kur të prezentosh në kuvend jep selam, ulu dhe mos shpejto në të folur derisa ata mos ta fillojnë bisedën, nëse e përkujtojnë Zotin e madhëruar vazhdoje bisedën,. Po nëse fillojnë biseda të kota, largohu prej tyre dhe kërko vend tjetër.

Biri im! Vërtet fjala është më e fortë se guri, më e rëndë se durimi dhe më e nxehtë se gaca ska dyshim se zemrat janë bahçe dhe mbjell në to fjalë të mira, nëse nuk mbinë e tëra, mbinë një pjesë e tyre.
Biri im! Kij kujdesë ndaj të keqit kur e nderon, ndaj fisnikut kur e keqtrajton dhe ndaj ngatërestarit kur je në armiqësi.
Biri im! Bëru i matur, mos u bën dorështrënguar, mos e tepro në grumbullimin e pasurisë por as mos e liro dorën krejtësishtë.
Biri im! Tradhëtia e zemrës del në shesh prej fjalës nga goja apo nga shiqimi i syve.





Biri im! Mos qesh pa nevojë, mos bredh kot, mos e humb pasurinë, e tjetri të përfitojë nga pasuria jote. Pasuria jote është ajo çka e len për të ardhmen e pasuria e huaj është ajo çka e len mbrapa.
Biri im! Kush mëshiron mëshirohet, kush hesht shpëton, kush flet mirë nderohet, kush flet keq mëkaton, kush nuk e sundon gjuhën pendohet.
Biri im! Botën do ta lësh prapa, prandaj mos e harxho zemrën në të sepse ajo nuk është krijesë e jote, ate e ka krijuar Zoti. Ai atë e ka bërë shpërblim për të nënshtruarit dhe sprovë e dënim për kryelartët.
Biri im! Bota është det i pafund, në të janë fundosur shumë e shumë gjenerata të kaluara, e do të fundosen shumë e shumë gjenerata të ardhshme. Mundohu që të jetë devotshmëria e Zotit anija jote, kurse mbështetja në Zotin, të jetë tradita jote. Zbukurohu me vepra të mira,nëse shpëton, shpëton me mëshirën e Zotit, nëse fundosesh, je fundosur me gabimin tëndë.
Biri im! Nga të këqiat e njerzëve kërko mbështetje në Zotin dhe nga vepra e fisnikëve, bëru i kujdesshëm.
Biri im! Bëhu shërbetorë i fisnikëve, e kur mos u bën shok i të këqinjëve.
Bëhu i drejtë do të jesh i pasur.

Biri im! Kush ngarkohet me atë çka nuk mundë ta bartë do të bëhet i paaftë, kush është dashuru në vetvete është shkatëru, kush është bërë kryelartë është poshtërsuar kush ka folur pak ka gjetur shpëtim.
Biri im! Bëri mirë familjes, mos u angazho në punë të kota e ta humbasish familjen në këtë botë dhe të ndalohet shpërblimi në ahiret.
Biri im! E kam shijuar idhtësinë e hardhelit, e kam përjetu rëndësinë e durimit, mirëpo nuk kam kërku hidhësirë më të madhe se ajo e varfërisë. Nëse varfëroheshmos ua çfaq njerzëve për ta penguar ate sepse, kush është ai që ka kërkuar nga Zoti e Ai nuk i ka dhënë, kush është që i është lutur Zotit e Ai nuk i është përgjigjur? Kush është ai i cili është penduar e Zoti nuk i ka pranu pendimin.
Biri im! Bëru i matur, mos e lësho dorën plotësishtë, dhe as mos e shtrëngo fortë dhe mos shpenzo pa nevojë.
Biri im! Mos ia mëso dikuj atë çka nuk e din derisa mos ta veprosh atë që e ke mësuar.
Biri im! Bëru trgëtarë i devotshmërisë së Zotit, do të fitosh profit pa harxhuar mall.
Biri im! Prezento në përcjelljen e kufomëve e jo në ahengje të darsmave, sepse kufama ta përkujton ahiretin e dasma ta përkujton kënaqësinë e kësaj bote.
Biri im! Mos e vono pendimin se vdekja vjen befasisht.
Biri im! Largohu nga e keqja (sherri) pse sherri është prej krijesave më të këqiave.

Biri im! Frigohu Zotit dhe mos kërko prej njerzëve që të te ndrerojnë ty pse i frigohesh Zotit e ju përkundrazi jeni i keq.
Biri im! Rruaju borgjit se borgji të poshtëron ditën dhe të shqetëson natën.
Biri im! Rruaju nga hidhërimi se hidhërimi i ka shkatëruar zemrat e të mençurve.
Biri im! Rruaju nga rrena, sepse rrena ta shkatëron fenë, ta humb burrërinë, ta humbë pozitën, ta merr fytyrën, nu të ndëgjon askush, kur të flasësh nuk të beson askush, dhe nuk do ta kesh kënaqësinë në botën tjetër, pas kësaj edhe nëse e flet të vërtetën të poshtërojnë në kuvendime, të urrejnë edhe nuk i tregojnë sekretet e tua, por e mbyllin kuvendimin dhe nuk të besojnë asgjë, kështu ti në zemrat asgjë, por më e keqja nga këto është se ke fitu hidhërimin e Zotiti në këtë botë dhe e meriton hidhërimin e Tij në ahiret.
Biri im! Mos lejo që ushqimin tënd ta haje çdokush por vetëm të devotëshmit dhe për çështjet e tua konsultohu me dijetarët.
Biri im! Fjala jote le të jetë e ëmbël, fytyra jote le të jetë gëzuar dhe angazhohu që të jeshë i dashur pranë njerzëve.
Biri im! Sheri më keq është i atij prej të cilit mendojnë njerzit se nuk është i keq.
Biri im! Mos u kënaq me veprën e injorantit që të fitosh simpatinë e tij, dhe mos e konsidero të lehtë hidhërimin e dijetarit kur ai kërkon të jesh i devotshëm.

Te mendojme edhe ne sa jemi duke i keshillu femijet tone me keshilla te dobishme ,e te kene dobi ne kete dhe boten tjeter?
Mos i harroni te dashurit dhe femijet tuaj ti keshilloni me gjera te mira,Allahu na e shtofte dijen dhe urtesine ne vepra!

(Visited 3 times, 1 visits today)