Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa këshilla për jetën…

Disa këshilla për jetën…
PDFPrintoniE-mail
1. Ofroni njerëzve më shumë nga sa ata presin, dhe bëje këtë me kënaqësi, për hir të Allahut.

2. Mëso përmendësh rreshtat tuaja të preferuar në Kur’an dhe hadith.

3. Mos beso në gjithçka që dëgjon, mos e harxho kohën duke fjetur dhe mos fli aq sa do të doje.

4. Kur dikujt i thua: “Unë të dua” thuaje sepse e ndjen, ama duaje për hir të Zotit.

5. Kur thua: “Më vjen keq, më fal”, shikoji njerëzit në sy.

6. Mos u tall me ambiciet e të tjerëve, nëse janë në rrugë jo të qëlluar, ftoji në të mirë me urtësi e këshillë.

7. Edhe nëse nuk je dakord, duhet të jesh besnik. Mos ofendo! Mos gjyko askënd për shkak të miqëve të tij/saj pa e njohur mirë dhe sigurt realitetin ngase veç veten e poshtëron dhe mëkati të bie ty.

8. Fol ngadalë dhe mendo shpejt.

9. Nëse dikush të pyet për diçka që ti nuk do të përgjigjesh atëherë thuaj me buzëqeshje: ”Përse të intereson?”.

10. Mos harro se dashuritë më të mëdha dhe sukseset më të mëdha, përfshijnë edhe rreziqe.

11. Telefono nënën tënde, kur je larg.

12. Thuaj ‘uratën sipas mësimeve ‘ të Islamit kur dëgjon se dikush teshtihet.

13. Mos harro tri gjëra:

a. Respekto veten
b. Respekto të tjerët
c. Ji i përgjegjshëm për çdo gjë që bën.

14. Mos lejo që një keqkuptim i vogël të shkatërrojë një miqësi të madhe.

15. Kur vëren se ke gabuar, ndreqe atë shpejt.

16. Përgjigju në telefon me buzëqeshje, në mënyrë që personi i cili të ka thirrur ta ndjejë buzëqeshjen.

17. Krijo martesë me një burrë/grua që i pëlqen të bisedojë. Në pleqëri biseda do të ketë rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër.

18. Hapi krahët për ndryshime dhe këmbime, por mos le pas dore vlerat.

19. Heshtja është nganjëherë përgjigja më e mirë.

(Vazhdon)

Përshtati: Valbona Kelmendi

(Visited 186 times, 1 visits today)
Top