Quarta-feira’, 19/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa këshilla për erën e pakëndshme të këmbëve



Disa këshilla për erën e pakëndshme të këmbëve

FA10.FootOdor.11.27.11Të gjithë e kemi të njohur aromën e pakëndshme të këmbëve, e ky problem për fat të keq i mundon edhe meshkujt edhe femrat. Për fatin tuaj, ekzistojnë shumë gjëra të cilat mund t’i bëni për ta zgjidhur këtë problem.

Ju sjellim disa zgjidhje shpëtimtare:

1. Ajrosni shputat dhe mbajini të thara

Arsyeja më e shpeshtë e aromës së pakëndëshme në këmbë është lagështira. Mbani këmbët e thara duke i hequr këpucët dhe çorapet çdoherë që të keni mundësi!

2. Mbani çorape që e thithin lagështirën

Ekzistojnë çorape të cilat janë të dizajnuara pikërisht për ndihmë në zgjidhjen e problemit tuaj. Nëse nuk keni mundësi që gjatë ditës të shfrytëzoni këshillën tonë të parë, atëherë do të ishtë ide e mençur që të investoni pak para në blerjen e këtyre çorapeve speciale.

3. Lani këmbët në ujë të krypur

Uji i krypur e thanë lëkurën dhe në këtë mënyrë mund ta zvogëloni lagështirën e lëkurës, gjë që kontribon në zgjidhjen e problemit. Pas dushit lani këmbët në ujë të krypur dhe mos i pastroni me ujë! I fshini me peshqir dhe i leni të thahen vetë para se të mbathni çorapet!

4. Bëni piling për këmbë

Krahas larjes së këmbëve, pilingu poashtu do t’ju bëjë mirë. Më së miri është që të shfrytëzoni ndonjë përbërës shtëpiak me aromë të fortë. Xhenxhefili dhe limoni janë zgjedhje e mirë. Praktikojeni dy deri në tre herë në ditë.

5. Shfytëzoni deodorant

Nga aromat e ndryshme që prodhohen për këmbë, ekzistojnë edhe të tilla që aplikohen direkt në këpucë (zakonisht janë në trajtë të pudrës). Përbërjet shtëpiake si zavendësim mund të jenë nishestja e misrit dhe sode bikarboni.





6. Kujdes ushqimin

Mendoni për gjërat që hani dhe kushtoni vëmendje se a djersiten vetëm këmbët tuaja apo keni problem me aromën e djersës në tërë trupin. Nësë aroma është e fuqishme, ndoshta e teproni me ndonjë ushqim i cili ndikon në djersitjen e tepërt. Informohuni.

7. Pastroni më shpesh këmbët

Së paku një herë në ditë pastroni këmbët me sapun antibakterik. Higjiena e këmbëve është gjëja më e rëndësishme për zbutjen e këtij problemi. Disa njerëz duhet të lajnë këmbët disa herë në ditë në mënyrë që të kontrollojnë këtë problem.

8. Mendoni se mos është në pyetje ndonjë problem më serioz

Nëse keni provuar të gjitha këshillat dhe asnjëra nuk ju ka ndihmuar, ndoshta keni ndonjë problem më serioz. Vizitoni pediatrin ose dermatologun, i cili pas kontrollit mund t’i përgjigjet pyetjeve tuaja.

Kombinim kundër erës së pakëndëshme të këmbëve

Shkaku i erës së pakëndëshme të këmbëve nuk është djersitja, siç mendojnë shumica e njerëzve por bakteriet që shumohen në ambient të lagësht. Nëse këmbët i mbani të thara dhe të pastra nga bakteriet nuk duhet të mendoni për erën e pakëndëshme. Do të mendoni se nuk është aq lehtë të realizohet në praktikë siç thuhet në teori. Këtu vijmë ne në skenë dhe ju ofrojmë tri banjo me përbërës natyral të cilët do t’ju lehtësojnë këtë problem.

1. Banjo me kripë të hidhur

  • 1/2 filxhani kripë të hidhur
  • 8 filxhana ujë të ngrohtë
  • Legen (lavaman)
  • Përzieni kripën e hidhur me ujin dhe trazoni deri sa të shkrihet, zhytini këmbët në këtë banjo 1-2 herë në ditë nga gjysmë ore. Kripa e hidhur neutralizon erën e pakëndëshme dhe zbutë thembrrat e vrazhda.

2. Banjo me rozmarinë dhe sherbele

  • Një lugë çaji rozmarinë të thatë
  • 1-2 lugë çaji sherbele të thatë
  • Sherbeleja ka veti antibakteriale, antivirusale dhe antifungiale, kurse rozmarini përkrah të gjitha këtyre vetive zvogëlon krijimin e djersës.
  • Legenin mbushni me ujë të vluar, shtoni bimët dhe e lini të ftohet, dhe zhytini këmbët 1-2 herë në ditë nga gjysmë ore.

3. Banjo me limon dhe sodë buke (bikarbone)

Soda e bukës është e njohur si një nga mjetet më efektive për asgjësimin e erërave të pakëndëshme, kurse mund të jetë çudibërëse edhe në këtë rast. Ajo i asgjëson bakteriet dhe këpurdhat dhe i thithë erërat e pakëndëshme. Limoni ka aromë të mirë dhe freskuese, si dhe pengon djersitjen.

  • 1/4 e filxhanit sodë buke
  • 8 filxhana ujë
  • Lëng i një limoni
  • Të gjithë përbërësit përzieni me ujë të ngrohtë dhe zhytini këmbët 15-20 minuta.

Kur të mbaroni me banjot, bëni dhe “një piling të thjeshtë për këmbët (thembrrat)”.

(Visited 46 times, 1 visits today)




Top