Terça-feira, 15/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DISA KËSHILLA PËR AKNET NË FYTYRË

DISA KËSHILLA PËR AKNET NË FYTYRË

DISA KËSHILLA PËR AKNET NË FYTYRË

Për të luftuar puçrrat në fytyrë:
1.Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
2.Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj.
3.Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
4.Merrni vitamina A, C, E.
5.Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
6.-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
7.Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
8.Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

(Visited 75 times, 1 visits today)
Top