Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa interpretime të gjuhës së trupit



Disa interpretime të gjuhës së trupit

Disa interpretime të gjuhës së trupit:

Të mbash objekte para teje – filxhan me kafe, fletore, çantë apo diçka tjetër është shenjë turpi dhe rezistence, që bën të mendohet se dëshiron të fshihesh pas tyre dhe të ndahesh nga të tjerët.

Ta kruash mjekrën  gjersa e shikon tjetrin – Njerëzit zakonisht sjellin vendime kur e prekin apo e kruajnë mjekrën dhe kjo i bën të tjerët të mendojnë se ju i gjykoni  ata.

Ngushtimi i syve – Me këtë i tregoni personit para jush se nuk e pëlqeni. Shpesh ndodh që ju të dëshironi të tregoni se me këtë gjest mendoni më mirë, por mos lejoni që deri te bashkëbiseduesi të transmetoni mesazh të gabuar.

Të shikosh poshtë në prezencë të tjerëve – Kjo tregon se nuk jeni të interesuar. Ndonjëherë interpretohet edhe si shenjë arrogance. Çdoherë shiko në sy kur je duke biseduar.

E prek fytyrën gjersa biseco – Prekja e fytyrës apo e hundës tregon mashtrim. Gjithashtu njerëzit e vendosin dorën afër gojës kur gënjejnë. Çdoherë mbaji duart larg fytyrës kur je duke biseduar.

Kryqëzimi i duarve – shenjë e rezistencës. Disa këtë mund ta interpretojnë edhe si shenjë egoizmi, mbylljeje. Duart e kryqëzuara në gjoks janë shenjë klasike mbrojtëse, kundërshtim.  Gjithmonë mundohu t’i mbash duart të hapura.

Kruarje e kokës dhe qafës – shenjë tipike e dyshimit dhe e pakuptimshmërisë.  Ajo gjithashtu mund të jetë edhe shenjë gënjeshtreje. Mundohu t’i mbash duart larg kokës kur je duke komunikuar me ndonjë.

Ulje në skaj të karriges – kjo tregon se mentalisht dhe fizikisht nuk je rehat. Por kjo do t’i bëjë edhe ata rreth jush të mos ndjehen rehat.

Kruajtje koke dhe lëvizje mekanike – nënkupton bezdisje të vogla gjatë dialogut – siklet, nervozitet, ankth dhe mendim.

Pozicioni  embrionik –  nënkupton pasiguri dhe ndjenjë rreziku

Ecje krenare me supe të ngritura, trupin drejt – nënkupton vetëbesim dhe ndjenjë mbizotërimi.





Shikim i ulët – nënkupton fajësi, fshehje sekretesh

Vendosje e duarve në mes – nënkupton triumf  nëse bëhet me duar, dhe zemërim nëse bëhet me grushta.

Mbështetje e kokës tek duart – nënkupton  mërzitje

Kërcitja me gishta – shenjë pasiguriedhe nervozizmi

Ndërthurje gishtash dhe mbështetje koke – nënkupton reflektim

Lidhja e gishtërinjve  duke mbajtur pëllëmbët larg njëra-tjetrës  tregon besim te vetvetja,

Bashkimi i mollëzave të gishtërinjve– shenjë se dëshiron të theksoj diçka

Rrahja e shpejtë e  kapakëve të syve –tregon shenjë pasigurie.

Dora nën mjekër – keni nevojë për mbështetje sepse  ndiheni të pasigurt.

Shkruan: M. Franciska (Suzana) Lekaj

Komunikimi verbal