Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
1. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Kjo botë është burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit.” [Muslimi] 2. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Zjarri (Xhehenemit) është i rrethuar me kënaqësi (epshe) dhe Xheneti është i rrethuar me gjëra që njerëzit nuk i pëlqejnë.” […]
1. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Kjo botë është burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit.” [Muslimi] 2. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Zjarri (Xhehenemit) është i rrethuar me kënaqësi (epshe) dhe Xheneti është i rrethuar me gjëra që njerëzit nuk i pëlqejnë.” […]
Disa hadithe që do ta ndryshojnë jetën tuaj përgjithmonë!

1. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Kjo botë është burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit.” [Muslimi]
2. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Zjarri (Xhehenemit) është i rrethuar me kënaqësi (epshe) dhe Xheneti është i rrethuar me gjëra që njerëzit nuk i pëlqejnë.” [mutefekun alejh]
3. Ebu Hurejra raporton se Profeti (alejhi selam), tha: “Njeriu është në fenë e shokut të tij të ngushtë, kështu që secili prej jush duhet të jetë shumë i kujdesshëm se cilin shoqërohet.” [Ebu Davudi dhe Tirmidhiu]
4. Sahl ibn Sad transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Kushdo që kujdeset për hir Timin çka ka ndërmjet nofullave të tij dhe çfarë është në mes këmbëve të tij, unë do ta ruaj Xhenetin për të.” [mutefekun alejh]
5. Enesi transmeton se Profeti (alejhi selam), tha: “Asnjëri prej jush nuk mund të thotë se me të vërtetë ka besuar për derisa ai të mos e dëshirojë për vëllain e tij atë që e dëshiron për veten e tij”. [mutefekun alejh]
6. An-Nu’man ibn Bashir transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë e ndërsjelltë të tyre, mëshirën dhe kujdesin është si i një trupi. Kur një gjymtyrë e tij (trupit) ankon, pjesa tjetër e trupit bie me pagjumësi dhe temperaturë.” [mutefekun alejh]
7. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Njeri i fuqishëm nuk është ai që i hedh njerëzit poshtë në mundje. Njeri i fuqishëm është ai që e kontrollon veten, kur ai është i zemëruar.” [mutefekun alejh]
8. Abdullah ibn Xheriri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse dikush nuk tregon mëshirë për njerëzit, All-llahu nuk do të tregojë mëshirë për të.” [mutefekun alejh]
9. Abu Muhamed al-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talib ka thënë: “E kam memorizuar nga i Dërguari i All-llahut, (alejhi selam): “Heq dorë nga çdo gjë që të jep dyshim për atë që nuk të jep asnjë dyshim. Vërtetësia është paqe e mendjes dhe gënjeshtra është dyshim.” [Et-Tirmidhi]
10. Abu Umama Sudejj ibn Axhlan al-Bahili ka thënë:”E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, (alejhi selam), duke folur në haxhin e lamtumirës. Ai tha, ‘Ke frikë All-llahun, fali pesë kohet e namazit, agjëro muajin (Ramazanin), paguaje Zekatin për pasurinë tuaj dhe binduni udhëheqësit tuaj dhe ju do të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj.” [Et-Tirmidhi]
11. Xhabiri gjithashtu raportoi se i Dërguari i All-llahut (alejhi selam), tha: “Nuk ka musliman që mbjellë diçka dhe që nga ajo që është ngrënë të mos jetë sadaka për të. Edhe atë që është vjedhur nga ajo është sadaka për të. Dhe askush nuk e viziton atë përveç se do të jetë sadaka për të.” [Muslimi]
12. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “I gjithë Ummeti im do të hyjë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.” Ai u pyet: “Kush janë ata që refuzojnë, o i Dërguar i All-llahut?” Ai tha, “Ata që më dëgjojnë mua do të hyjnë në Xhenet dhe ata që nuk më binden refuzojnë.” [El-Buhari]
13. Ebu Hurejra, raportoi se Profeti (alejhi selam), tha: “Kushdo që i ka bërë një padrejtësi vëllait të tij në lidhje me nderin e tij apo ndonjë gjë tjetër duhet të kërkojë për t’u shfajësuar nga ai përpara ditës kur nuk do të ketë as dinar as dërhem. Nëse ai ka vepra të mira, ato do ti merren prej tij për shpagim për padrejtësinë që ai e bëri, dhe në qoftë se ai nuk ka vepra të mira, disa nga veprat e këqija të shokut të tij do ti merren dhe ai do ti bart ato.” [El-Buhari]
14. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit nuk duhet ta dëmtojë fqinjin e tij. Kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit duhet të nderojë musafirin e tij. Kushdo që beson në All-llahun dhe në Ditën e Fundit duhet të flasë mirë ose të heshtë.” [Mutefekun alejh]
15. Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Kushdo që dëshiron zgjerimin e rrizkut të tij apo që pjesa më e mirë e jetës së tij të zgjatet, duhet ti mbajë lidhjet farefisnore.” [Mutefekun alejh]
Në një hadith tjetër në lidhje me këtë, ‘Abdullah ibn Amr ‘ raportoi se: “Profeti (alejhi selam), ka thënë: “Një person i cili i mban lidhjet farefisnore nuk është dikush që e bën atë vetëm me ata që i mbajnë lidhjet me atë. Personi i cili i mban lidhjet farefisnore është ai që i rikthen ato kur ato kanë qenë të ndërprera.” [el-Buhari]
16. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Është më mirë për njërin nga ju që ta marrë një litar dhe të bartë dru në shpinën e tij sesa të shkoj tek një njeri për të lypur prej tij që më pas i jep atij apo e refuzon atë.” [Mutefekun alejh]
17. Ibn Mesudi transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Cili prej jush e do pasurinë e trashëgimtarit të tij më shumë se sa e do pasurinë e vet?” Ata thanë: “O i Dërguari i All-llahut, nuk ka asnjë prej nesh që nuk e donë pronën e vet më shumë.” Ai tha, “prona e tij është ajo që ai e dërgon përpara (d.m.th. që e jep në rrugën e All-llahut), dhe pasuria e trashëgimtarit të tij është ajo që ai e mban mbrapa (d.m.th. pasuria që ai do ta lë nëse ai vdes nesër).” [El-Buhari]
18. Ebu Mes’ud Ukba ibn Amr el-Ensari el-Badri transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Kushdo që e tregon rrugën për diçka të mirë e ka shpërblimin e njëjtë si personi i cili e bën atë”. [Muslimi]
Në një hadith tjetër, Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Kushdo që i thërret njerëzit në udhëzim e ka shpërblimin e njëjtë si ata që e marrin që e ndjekin atë, pa ju ulur shpërblimi i tyre në asnjë mënyrë. Kushdo që i thërret njerëzit në devijim, i atribuohen veprat e këqija njëjtë si atyre që e ndjekin atë, pa ju zbritur veprimet e tyre të këqija në asnjë mënyrë.” [Muslimi]
19. Në autoritetin e Sehl bin Saad Al-Saedi, i cili tha: Një njeri erdhi tek profeti dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, më drejto në një vepër që, në qoftë se e bëj atë, [do të shkaktojë] që All-llahu të më dojë dhe njerëzit të më donë “. Ai tha: “Hiq dorë nga bota (d.m.th. jep dorë nga ajo apo ti kontrollosh dëshirat e tua të kësaj bote) dhe Allahu do të dojë dhe heqë dorë nga ajo që njerëzit posedojnë dhe njerëzit do të donë.” [Ibn Maxhe]
20. Transmeton Umer bin el-Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili raportoi: i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Veprat janë sipas qëllimit, dhe një person do ta marrë shpërblimin sipas qëllimit të tij. Pra, kushdo që emigron për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, emigrimi i tij do të jetë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij; dhe ai emigrimi i të cilit ishte për të arritur ndonjë përfitim të kësaj bote ose për tu martuar me ndonjë grua, emigrimi i tij do të jetë për atë që ka emigruar “.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
June 19, 2017 / By M.I Premja e teshave apo njollosja e tyre me gjak
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
May 26, 2017 / By M.I Lutja per ta gjetur sihrin (magjine)
June 13, 2017 / By M.I Sihri (Magjia) i ngrënë
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
May 19, 2017 / By M.I Lamtumirë stres përgjithmonë 100% Efektive
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
May 18, 2017 / By M.I Mjekimi i plagëve dhe gërvishtjes së lëkurës
May 18, 2017 / By M.I Mjekimi i djegieve me mjaltë
May 18, 2017 / By M.I Me mjaltë për flokë të lëmuara dhe të mëndafshta
May 18, 2017 / By M.I Komponentët ushqimorë bazë të domosdoshme për organizmin
May 18, 2017 / By M.I EL FATIHA, SYNIMET DHE ÇËSHTJET MË TË LARTA
May 18, 2017 / By M.I NUK KANË ASPAK FRIKË DHE AS BRENGOSJE
May 18, 2017 / By M.I Reagimet ndaj leximit të Kuranit
May 18, 2017 / By M.I A mund të shërohet njeriu i çmendur apo ndonjë fëmijë i çmendur?