Domingo, 21/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa fakte interesante që nuk i keni ditur më parë për kafen turke



Disa fakte interesante që nuk i keni ditur më parë për kafen turke

Kafja turke, e cila nuk mungon kurrsesi në shtëpinë e askujt, ka disa sekrete të cilat do t’ju habisin.

1.Kafeja turke nuk vjen nga Turqia

Nëse mendoni se kafja turke quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë. Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.

2. Cilësia është tek ajka

Kafja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafen të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë. Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza.

3. Kafja turke duhet të konsumohet me ujë

Kafja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t’ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund.





4. Kafja turke do një llokume

Rituali i kafesë turke nuk quhet i plotë nëse nuk konsumohet me një llokume. Ajo i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson.

5. Kafja me kripë

Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin. Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin. Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t’u martuar. Dhëndri duhet ta pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë, shkruan Shije.

6. Kafja turke mbrohet nga UNESCO Kafja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku./b.l/noa.al/

(Visited 21 times, 1 visits today)




Top