Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Ndonëse në “historinë zyrtare” për shekuj me radhë thuhet se Kristofor Kolombo ishte personi i parë që zbuloi Amerikën, në mediat botërore qarkullon një artikull i cili pretendon se dijetari mysliman aziatik, Abu Rayhan el Biruni, zbuloi shekuj më parë kontinentin, para se Kolombo ta ketë bërë një gjë të tillë. I publikuar në History […]
Ndonëse në “historinë zyrtare” për shekuj me radhë thuhet se Kristofor Kolombo ishte personi i parë që zbuloi Amerikën, në mediat botërore qarkullon një artikull i cili pretendon se dijetari mysliman aziatik, Abu Rayhan el Biruni, zbuloi shekuj më parë kontinentin, para se Kolombo ta ketë bërë një gjë të tillë. I publikuar në History […]
Dijetari mysliman e zbuloi Amerikën, 500 vite para Kristofor Kolombos?

Ndonëse në “historinë zyrtare” për shekuj me radhë thuhet se Kristofor Kolombo ishte personi i parë që zbuloi Amerikën, në mediat botërore qarkullon një artikull i cili pretendon se dijetari mysliman aziatik, Abu Rayhan el Biruni, zbuloi shekuj më parë kontinentin, para se Kolombo ta ketë bërë një gjë të tillë.
I publikuar në History Today, S. Frederik Starr sqaron se një dijetar mysliman në fakt e ka zbuluar Amerikën, para se Kolombo të niste rrugëtimin e tij, në vitin 1498, raporton worldbulletin.net.
Sipas artikullit në fjalë, Ebu Rayhan al-Biruni, i cili thuhet se ka lindur në vitin 973, në vendin ku sot është i njohur si Uzbekistan, ishte personi i parë që kishte deklaruar zyrtarisht se ekziston një masë e pazbuluar e tokës në oqean, në mes të Evropës dhe Azisë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse al-Biruni, i cili bëri deklaratën në fillim të shekullit të njëmbëdhjetë, asnjëherë vetë nuk kishte “hedhur sytë” mbi Amerikën e sotme, ekspertiza e tij në gjeografi dhe hartë e çoi atë në përfundimin se bota e njohur – e cila u shtri nga brigjet perëndimore të Evropës dhe Afrikës në brigjet lindore të Azisë – llogaritet vetëm për dy të pestat e botës.
Njohuritë e tij rreth gjuhëve të Lindjes së Mesme dhe Indisë, si dhe njohuritë e tija në matematikë, astronomi, mineralogji, gjeografi, kartografi, gjeometri dhe trigonometri, të marra nga dijetari Ahmad al-Farghani, i dhanë atij njohuri të thella rreth shkencave të fushave të ndryshme dhe civilizimeve.
Al-Biruni filloi duke trajtuar lokacionet latitudinale dhe longitudinale të qyteteve të ndryshme të Azisë Qendrore, Indisë, Lindjes së Mesme dhe Mesdheut, transmeton Telegrafi.
Duke studiuar punimet e dijetarëve të vjetër grek, si Claudius Ptolemy dhe Pythagoras, al-Biruni ishte nga të pakët në atë kohë i cili kishte pretenduar se bota është e rrumbullakët.
Edhe mësuesi i tij, al-Farghani gjithashtu kishte pretenduar se bota është e rrumbullakët, si dhe çuditërisht kishte arritur të realizonte një matje gati të saktë të perimetrit të tokës, të cilën Kolombo e kishte përdorur si bazë për zbulimin e tij.
Megjithatë, Kolombo ka dështuar të kuptonte se al-Farghani kishte dhënë masat me milje arabe dhe jo me ato romake, duke e çuar atë në nënvlerësimin e distancës së saktë.
Për më tepër, Kolombo nuk e kishte ndërmend të zbulonte Amerikën kur u nis, pasi supozohet se udhëtimin e kishte nisur duke dashur të shkojë drejt nga Evropa në Azi.
Al-Biruni, sikurse mësuesi i tij, gjithashtu ofroi një vlerësim të perimetrit të tokës, e cila u dëshmua të jetë më e saktë, duke qenë larg vetëm 10,44 milje nga matjet moderne.
Sikurse që kishte propozuar se toka rrotullohet rreth diellit, e jo siç ishte nocioni i kundërt i asaj kohe, në librin e tij Codex Masudicus, Biruni gjithashtu kishte hedhur hipotezën për ekzistimin e Amerikës.
Kjo teori ishte vënë në pah rreth vitit 1037, në të cilin vit supozohet se ai ishte rreth 70 vjeç. Për këtë arsye, në mungesë energjie fizike dhe mentale për të arritur deri tek qëllimi final, besimi i tij mbeti vetëm teori.
Madje, edhe me këtë rast, nuk mund të thuhet se Amerika ishte e pazbuluar, sepse gjithashtu ekzistojnë të dhëna që tregojnë për “shkeljen” e Amerikës edhe nga të tjerë. Megjithatë, al-Biruni ishte personi i pare nga bota e njohur i cili kishte deklaruar zyrtarisht se e ashtuquajtura “bota e re” ekziston.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 28, 2018 / By M.I Si e ke bindur fëmijën tënd që të lexojë në vend se të luajë me telefon?
March 28, 2018 / By M.I Kamomili, bima që bën çudira
March 28, 2018 / By M.I Shfrytëzimi i rrjeteve sociale gjatë ditës, ndikon shumë në pagjumësi
March 28, 2018 / By M.I Përfitimet e trupit nga rrezet e diellit
March 28, 2018 / By M.I KUR TË NGUSHTOHET JETA BJER NË SEXHDE
March 28, 2018 / By M.I Testamenti islam
March 28, 2018 / By M.I Begatitë e Allahut
March 28, 2018 / By M.I Mjedisi dhe mbrojtja e tij në vështrimin islam
March 28, 2018 / By M.I Të ndryshuarit e së keqes me zemër