Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dielli dhe era

Dielli dhe era

dielli

Dielli dhe era shtyheshin se cili prej tyre ishte më i fuqishëm. Era i tha diellit: Shiko atë njeriun atje, unë kam forcë t’ia nxjerr atij pallton nga trupi. Dielli iku u fsheh mbrapa reve, e era filloi të frynte, të çonte shumë pluhur, të bënte shumë zhurmë, në fund u dorëzua përballë dështimit pasi pallton nuk ia nxorri njeriut nga trupi. Iku. U shfaqë ngadalë dielli. Filloi t’i dërgonte rreze të ngrohta njeriut. Trupi i tij filloi të ngrohet, të nxehet. Njeriut trupi iu nxehë aq sa, djersët i bienin në tokë pika-pika. U ngritë, e hoqi pallton nga trupi. Atëherë era e kuptoi se dielli ishte më i fortë se era, e kuptoi se heshtja bartë sukses!

(Visited 20 times, 1 visits today)
Top