Domingo, 13/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dializa

Dializa
12376818_1675098762719689_6950350503809497396_n
Dializa
Dializa eshte nje procedure mjekesore qe heq produktet jashteqitese dhe lengun e shtuar nga gjaku ne rastet kur veshkat nuk funksionojne normalisht. Zakonisht behet duke kaluar gjakun neper nje makineri qe e pastron ate.
Pse behet dializa? Normalisht filtrimi i gjakut eshte pune e veshkave, ato heqin lengjet e tepert duke prodhuar urinen dhe pastruar substancat e demshme. Kur veshkat demtohen si ne raste te semundjve kronike, p.sh. insuficence renale, keto substanca e lengu mblidhen ne trup ne nivele te rrezikshme. Lene te patrajtuara ata sjellin simptoma te demshme deri ne fatalitete. Pikerisht kete e parandalon dializa.
Sa kohe rrihet ne dialize? Varet. Ka raste kur insuficenca renale eshte e perkohshme dhe dializa ndalohet kur veshkat e ri-marrin funksionin. Por shpesh ne insuficence renale do duhet nje transplant i veshkave dhe dializa ju ndihmon deri ne kohen qe gjindet nje donator i pershtatshem. Si dhe ka raste, kur transplanti nuk eshte per ju, ndoshta nuk jeni ne gjendje te perballoni nje operacion madhor dhe dializa vazhdon gjate gjithe jetes.
Si funksionon dializa? Ka dy tipe te dializes: hemodialize dhe dialize peritoneale
Foto ilustruese nga www.healthxchange.com.
A) Hemodializa eshte me zakonshmja dhe ajo qe dine me shume njerezit (haemo-gjak) Nje tub lidhet me krahun tuaj nepermjet nje gjelpere. Ne te kalon gjaku qe hyn ne makinen filtruese perpara se te ri-kthehet ne krah nepermjet nje tubi tjeter. Zakonisht behet 3x/jave, dhe cdo seanca zgjat ~4h.
B) Dializa peritoneale, perdor pjesen e brendshme te abdomenit tuaj (peritoneumin) si nje filter, dhe jo makinerine. Po ashtu si veshkat, peritoneumi ka mijera ene te vogla gjaku, duke u bere mekanizem i dobishem filtrues. Para trajtimit behet nje incizion ne trupin tuaj (prerje) dhe futet nje tub i holle (kateter) ne hapesiren abdominale ose kavitetin peritoneal. Tubi lihet aty ne menyre permanente. Lengu pompohet ne kete kavitet (hapesire) nepermjet kateterit. Kur gjaku kalon ne enet e holla qe jane aty, produktet e demshme e lengu i tepert terhiqen nga gjaku dhe kalojne ne lengun e dializes. Lengu i perdorur mbahet ne nje qese per disa ore dhe zevendesohet ne leng te fresket. Ndryshimi lengut zgjat 30-40 minuta, dhe behet 3-4x /dite. Disa preferojne qe kjo te ndodhe naten kur jane duke fjetur.
Cila eshte dializa me e mire? Ne shume raste pacienti e zgjedh vete dializen e tij, te dy teknikat ndryshojne, kane avantazhe dhe disavantazhe, si p.sh:
• Hemodializa ka trajtim 3x ne jave e ju keni 4 dite te lira, por trajtimi zgjat shume dhe ndoshta duhet bere ne spitale.
• Dializa peritoneale behet ne shtepi e disa here kur pacienti eshte ne gjume, por duhet te behet cdo dite.
Per te marre nje vendim qe i pershtatet pacientit, bisedohet me grupin kurues dhe ka mundesi te provohen te dyja, derisa te vendoset me e pershtatshmja per individin.
Efektet anesore. Haemodializa sjell krampe muskulare e kruarje ne lekure. Dializa peritoneale ju ve ne rrisk per peritonit (infeksion i membranes se holle te mbeshtjell abdomenin) te dyja tipet ju lene mjaft te lodhur.
Jeta me dialize Shume individe vazhdojne jeten e tyre normale dhe nese ndihen mire ato merren me: pune, studime, i japin makines, bejne not e shkojne me pushime. Ky trajtim kompenson ne menyre te pjesshme dhe nuk zevendeson plotesisht veshkat tuaja. Kjo d.m.th qe shume njerez qe jane ne dialize vdesin nese nuk kane transplant te veshkes.
Zakonisht kjo ndodh me te moshuarit ose pacientet me probleme te tjera shendetesore. Nje individ qe fillon dializen ne moshen 30 vjecare ka jetegjatesi 20 vite ose me shume, ndersa dikush mbi 75 vjec mund te mbijetoje vetem 2-3 vite. Por duhet te jemi optimiste pasi keto shifra po permiresohen ne kete dekade dhe shancet jane ne rritje.
Burimi : Doctor Besi Medical Information
(Visited 203 times, 2 visits today)
Top