Quarta-feira’, 20/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjes Tiroide

Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjes Tiroide

1574R-018917Tiroide është organ i vogël në formë fluture në trupin e njeriut, është rregullatori kryesor i metabolizmit të njeriut. Në se ky organ është anormal, kjo do të ndikojë shumë në trupe. Vitet e fundit, sëmundje tiroide ka pësuar rritje të ndjeshme në botë. Sipas anketës, më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundja tiroide. Shumica e pacientëve janë femra që është 8 herë më tepër se meshkujt që kanë problem ndaj kësaj semundje. Pra cilat janë sëmundje tiroide? Çfarë dëmi do të ketë për trupin e njeriut dhe si mund të parandalohet?

Gjëndër tiroide është endokrina më e madhe në trupin e njeriut dhe është e vendosur në pjesën e poshtme të laringut përpara trakes. Në rrethana normale, ne nuk mund të shohim apo nuk mund të prekim tiroidet. Nëse në pjesën e qafës vihet re pjesë të ënjtur, shumica e rasteve është ndodhur për arsye të goiterit apo nodules.

Gjëndër tiroide është sintezë dhe sekretimi i hormoneve në vendin tiroide. Tiroide është transportuar në organe të ndryshme të trupit nga gjaku, për të mbajtur temperatura normale të trupit, për të nxitur rritjen fizike dhe për të nxitur rritjen intelektuale dhe të zhvillimit, duke rregulluar metabolizmin e duke ruajtur funksionin e organeve të rëndësishme. Prandaj, kur në tiroide dalin probleme, ato do të ndikojnë jo vetëm disa organe, por do të shkaktojnë një serë simptomash në gjithë trupin.
Pra, çfarë sëmundje të njeriut do të shkaktohet nga sëmundja e tiroides?

“Në fakt, hormonet tiroide mund të ndikojnë në organet e brendshme e njerëzve madje edhe çdo qelizë, të tilla si dëmtimi i funksionit të mëlçisë, dobësimi i sistemit motor, paraliza e dobët. Gjithashtu ato mund të shkaktojnë edhe probleme gastrointestinale, hipotiroidizëm, ngadalësim i peristaltikes gastrointestinale, fryrje barku, kapsllëk, madje duke shkaktuar edhe dhimbje të muskujve dhe kolesterol të lartë.”

Simptomat e sëmundjes tiroide janë kaq të shumta, që tregon se kjo sëmundje është shkaktuar nga një kombinim faktorësh, edhe pse shkaku i saj nuk është ende shumë e qartë, por faktori emocional është i njohur si shkaktari kryesor i hipertiroidizmit, që është një faktor i rëndësishëm për shtimin e gjëndjes së sëmundjes së tiroides. Shumë pacientë ndjejnë rritjen e gjakut sipër, duke shkaktuar trashje të qafës si edhe sytë janë sikur dalë jashtë.

Ndër pacientët me tiroide, shumë kanë një histori familjare, një predispozitë gjenetike. Rastet e trashëgimisë gjenetike të grave janë më shumë se të meshkujve. Por kjo nuk është një sëmundje gjenetike, pasi edhe ata që nuk kanë histori familjare, mund të preken gjithashtu nga kjo sëmundje. Në përgjithësi, faktorët fizikë ndikojnë në sëmundjen tiroide. Anketa tregon se disa pacientë që tremben nga të ftohtit, sipas mjekësisë kineze, ata janë të dobtë nga ana e potencialit të brëndshëm.

Përveç kësaj, edhe faktorët e mjedisit të tilla si rrezatimi me X-ray në qafë, ndotjet e shkaktuara nga mbeturinat industrial, etj, kanë mundësi të shkaktojnë madje edhe kancer tiroide. Përveç kësaj, mosfunksionimi i imunitetit, qelizat autoimune, janë gjithashtu faktorë të sëmundjes së tiroides.

Jodi është lënda e parë për rritjen e tiroides. Kripa e jodizuar dhe prodhimet e detit janë të lidhura ngushtë me jetën tonë. Hulumtimet e njohura në arenën ndërkombëtare tregojnë se konsumi pakët ose i tepër do të çojë në një rritje të sëmundjeve tiroide.

Simptomat e sëmundjes tiroide, në pothuajse të gjitha aspektet e trupit të njeriut, faktorët e rrezikut të tij janë tepër komplekse, kështu që, për sëmundjen e tiroides, ne kemi një metodë të thjeshtë vetë-identifikimi.

“Së pari, duhet prekur me dorë qafa duke ndjerë nëse ajo është zmadhuar apo jo. Së dyti, duhet matur pulsi nëse është me ritëm të shpejtë apo ngadalë. Njerëzit e prekur nga tiroidja, zakonisht vuajnë më shumë nga ngrohtësia dhe humbasin më shumë peshë.”

Pra simptomat kryesore janë trashja e qafës, humbja e peshës, ndryshimet e mëdha të ndjenjave si emocionimi i menjëhershëm, zemërimi ose depresioni; ndryshime të dukshme fizike, të tilla si lodhje, përgjumje, ndryshimet e puls, si rrahje e shpejtë apo e ngadalëshme zemre, ndryshime temperatur, si intolerance ndaj të nxehtit apo të ftohtit, ndryshimet mendore, si reagim të ngadaltë apo humbje të kujtesës etj. Njerëzit e familjes, duke parë këto simptoma, duhet t’i shoqërojnë pacientët në kohë në spital.

Për sëmundjen tiroide e fortë okulte, doktoret sugjerojnë parandalim të hershëm dhe masa parandaluese.

“E para është parandalimi mendor, të mos zmadhohet dhe pacienti të mos shqetëshet shumë, së dyti është ushqimi. Duhet të hamë pak produkte nga deti. Edhe sëmundje të tjera duhet të zbulohen dhe të trajtohen sa më parë me kohë.”

Përsa i përket plotësimit me “jod”, doktoret sugjerojnë se për të parandaluar mungesën e jodit, përdoret në përgjithësi kripë e jodizuar, prandaj njerëzit normal nuk do të kenë mungesë jodi. Ditëst e sotëshme vihet re prirje e shtimit të sëmundjes tiroide nga përdorimi i tepërt i jodit.

Përveç kripës, edhe produktet e detit janë të pasura me jod. Prandaj, pacientët me hipertiroidizëm, duhet të ndalojnë ushqimet me jod të tepërt si peshk, alga deti, karkaleca, kandil deti dhe ushqimet e tjera me shumë jod.

Në trajtimin e pacientëve me hipertiroidizëm gjithashtu duhet t’i kushtojë vëmendje mënyrës së jetës. Ata duhet të zgjedhin ushqime me kalori e proteina të larta si dhe me sa më shumë vitamina. Përveç kësaj, pacientët me tiroide anormal hipertiroidizëm t’i kushtojë vëmendje pushimit dhe nuk duhet të marrin pjesë në aktivitete të fuqishme fizike.
Pacientët me hipotiroidizëm duhet të shmangin ushqime të kripura dhe të yndyrëshme, të përdorin sa më tepër ushqime të lehta dhe të tretëshme, pra pa yndyrë.

(Visited 182 times, 1 visits today)
Top