Thursday, 17/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhuroi të tjerëve lumturi!



Dhuroi të tjerëve lumturi!

Jetojmë në kohë të vështira, të mundimshme dhe rraskapitëse për shumë njerëz!
Një pjesë e kanë humbur besimin, disa qëmdrojnë në rrugë pa krye dhe të tjerëve u është prerë çdo shpresë.

Padyshim ata kanë nevojë për mbështetje, kërkojnë ngushëllim e duan përkrahje.
Kështuqë bëhu burim shprese, në një kohë kur është shtuar dëshpërimi.
Bëhu burim dashurie, në kohërat të cilat janë plot vrazhdësi.

Vizato buzëqeshje në fytyrat e njerëzve, në një kohë ku ka pllakosur pikëllimi.
Ji çdo gjë e bukur, në kohërat ku e bukura është e rrallë; në mënyrë që të lësh gjurmë.

Shpalose besimin tënd dhe orientoi njerëzit drejtë Krijuesit të tyre, e kur ata ta besojnë Atë binshëm, të jeshë i sigurt se u ke bërë dhuratën më të çmuar.
Bëhu bamirës i një kategorie tjetër, dhuro vlera dhe besim, në një kohë kur ato kanë humbur e janë bërë të huaja.

Të jeshë i sigurtë se do të jeshë i lumtur, në çdo lumturi që dhuron.





“E, kush flet më bukur se ai që thërret te Zoti, bënë vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë, jam musliman!” Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë. Këtë mund ta arrijnë vetëm ata që durojnë dhe këtë mund ta arrijnë vetëm ata që janë të pajisur (me virtyte të bukura). Sure Fusilet 33-35.

Bledar T. Haxhiu