Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
A keni dhuruar ndonjëherë gjak? Përveçse jeni duke e bërë një vepër humane, ju mund ta shpëtoni jetën e dikujt dhe jeni duke ia bërë një shërbim shëndetit tuaj. Një burrë mund te dhuroje deri ne pese here gjak ne vit ndërsa nje grua 4. Mjekësia alternative njeh një tjetër metode për te ashtuquajturin pastrim […]
A keni dhuruar ndonjëherë gjak? Përveçse jeni duke e bërë një vepër humane, ju mund ta shpëtoni jetën e dikujt dhe jeni duke ia bërë një shërbim shëndetit tuaj. Një burrë mund te dhuroje deri ne pese here gjak ne vit ndërsa nje grua 4. Mjekësia alternative njeh një tjetër metode për te ashtuquajturin pastrim […]
Dhurimi i gjakut dhe shëndeti i juaj

A keni dhuruar ndonjëherë gjak? Përveçse jeni duke e bërë një vepër humane, ju mund ta shpëtoni jetën e dikujt dhe jeni duke ia bërë një shërbim shëndetit tuaj.
Një burrë mund te dhuroje deri ne pese here gjak ne vit ndërsa nje grua 4. Mjekësia alternative njeh një tjetër metode për te ashtuquajturin pastrim gjaku, përmes metodës se kupave (Hixhame). Ndonëse është përdorur qe ne lashtesi edhe ne kohet e sotme ajo trajton një sere sëmundjesh. Gjate nje dhurimi sasia e gjakut qe japim është maksimumi 450 mililitër dhe distanca nga një dhurim tek tjetri jo me pak se 8 jave. Sasia qe dhurojmë zëvendësohet brenda 72 orësh si volum, ndërsa për qelizat do te duhen 3 jave.
Njerëzit nuk mund të prodhojnë gjak artificialisht, kështu që e vetmja gjë që shpëton jetën e miliona njerëzve është humaniteti i pastër. Kjo është arsyeja pse dhuruesit e gjakut janë njerëz të cilët vërtetë duhet të respektohen. Çdo ditë, dikush ka nevojë për gjak, dhe kjo është arsyeja pse ky akt human për dikë është çështje e jetës apo vdekjes.
Është shumë e rëndësishme që dhuruesit të jenë njerëz të shëndetshëm, të cilët nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje e rëndë, anemi apo sëmundje e caktuar trashëguese e gjakut. Madje në disa vende, ju keni mundësi ta ruani gjakun tuaj nëse keni nevojë për të ndonjëherë.
Pse është e shëndetshme të dhurohet gjaku?
Përveç arsyeve të lartpërmendura, përveç faktit se psikikisht ndjeheni mirë duke ditur se e keni ndihmuar dikë, ju ndjeheni më mirë edhe fizikisht. Tek njerëzit të cilët dhurojnë gjak, reduktohet rreziku nga kanceri dhe hemokromatoza, dëmtimit të mëlçisë dhe pankreasit. Dhurimi i gjakut ka një efekt pozitiv në shëndetin kardiovaskular dhe rregullimin e peshës.
Hemokromatoza – Hemokromatoza është një mbingopje me hekur. Ajo mund të jetë e trashëguar apo mund të ndodhë si rezultat i alkoolizmit, anemisë apo çrregullimeve të tjera. Dhuruesit e rregullt të gjakut e zvogëlojnë rrezikun e mbingopjes me hekur, dhe rrjedhimisht edhe shfaqjen e hemokromatozës.
Kundër kancerit – Me dhurimin e gjakut, e zvogëloni rrezikun prej kancerit dhe e mbani një nivel të shëndetshëm të hekurit. Ulja e nivelit të hekurit në organizëm është e lidhur me zvogëlimin e rrezikut prej kancerit.
Humbja e peshës – Dhurimi i rregullt i gjakut ndikon në peshën e dhuruesve. Kjo është shumë e dobishme për ata që janë me mbipeshë dhe të cilat kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të caktuara kardiovaskulare. Sigurisht, as me këtë nuk duhet të teprohet. Është e pëlqyeshme të konsultoheni me mjekun.
Qelizat e reja të gjakut – Kur dhuroni gjak, trupi punon që ta rikuperojë humbjen. Në këtë mënyrë ju natyrshëm e stimuloni prodhimin e qelizave të reja të gjakut, gjë që është dëshmuar të jetë shumë e mirë për shëndetin.
Para dhënies së gjakut – Është më së miri të konsultoheni me mjekun dhe të kontrolloni nëse ju jeni të përshtatshëm si dhurues. Rekomandohet që disa javë para dhurimit të gjakut të aplikoni ndonjë regjim të shëndetshëm dietal dhe të jetesës. Në ditën e dhurimit të gjakut, sigurohuni që të pini shumë lëngje për ta shmangur dehidrimin.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 30, 2018 / By M.I Receta me gjethe ulliri që shëron disa sëmundje
March 30, 2018 / By M.I C’fare e shakton depresionin?
March 30, 2018 / By M.I C’fare jane simptomat e depresionit?
March 30, 2018 / By M.I Çka është skicofrenia (Schizophrenia)?
March 30, 2018 / By M.I Ushqimi djegës rrit testosteronin tek meshkujt
March 30, 2018 / By M.I 8 Gabimet para gjumit që bëjnë çdo natë dhe po na shëndoshin
March 30, 2018 / By M.I 10 Vepra që duhet ti bësh në ditën e Premte
March 30, 2018 / By M.I Fëmija mëson atë që jeton
March 30, 2018 / By M.I Lundrimi drejt lumturisë – Shkëputur nga libri: “Jeto i lumtur