Thursday, 17/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhjetë pyetje që duhet t’i bëni bashkëshortin tuaj para se të mbeteni shtatzënë



Dhjetë pyetje që duhet t’i bëni bashkëshortin tuaj para se të mbeteni shtatzënë

Një fëmijë ndryshon jetën tuaj, për të përjetuar efektet pozitive që një fëmijë do të sjellë në jetën tuaj, ju duhet të siguroheni që ju dhe burri juaj të keni harmoni.

1. Çfarë je i gatshëm të sakrifikosh?
Zbuloni nëse burri juaj është i gatshëm të sakrifikojë hobit, miqtë, punën e tij etj. për kujdesin e fëmijës suaj. Të jesh një prind është një punë me orar të plotë, kështu që duhet t’i kushtosh kohë.
2. A je dakort me ndryshimin e jetës seksuale?
Kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet tuaja intime do të shkërmoqen ose se nuk do të kthehen kurrë në mënyrën se si ata ishin, por ato nuk mund të jenë prioritet për një kohë.
3. A do të ndryshosh pelenat?
Nuk duhet të jetë përgjegjësi e një personi për të bërë të gjitha punët. Sigurohuni që burri juaj ka të njëjtat pritshmëri kur bëhet fjalë për ndarjen e përgjegjësive për kujdesin ndaj fëmijës.
4. Si do përfundojnë grindjet tona?
Grindjet përfundojnë mirë nëse përfundojnë me falje, kompromis dhe zgjidhje. Nëse zgjidhni mosmarrëveshjet në këtë mënyrë, e dini që marrëdhënia juaj është mjaft e qëndrueshme për të shtuar një njeri tjetër në familje.
5. A do t’i japësh ndonjë shuplakë fëmijës?
Ndërsa fëmija do rritet dhe bota do ndryshojë, është e nevojshme që të dy të jeni në të njëjtën faqe në çdo hap të rrugës. Për shembull, nëse njëri prej jush beson në shuplakë dhe tjetri nuk do të lejojë një gjë të tillë, do të ndikojë drejtpërdrejt në fëmijën tuaj.
6. Çfarë do të thotë për ty “baba”?
Ka aq shumë përkufizime se çfarë do të thotë të jesh një nënë ose një baba. Ju keni mundësinë për të ndërtuar vet atë përkufizim së bashku.
7. Kush mund të na ndihmojë?
Pa marrë parasysh se sa të pavarur jeni, duhet një fshat për të rritur një fëmijë. Do të jetë të jetë shumë më mirë nëse keni mbështetje. Kjo mund të përbëhet nga prindërit, vëllezërit e motrat, miqtë, mësuesit, etj.
8. Çfarë feje apo sistemi besimi do të mësojë fëmija jonë?
Ju mund të mendoni të dy njësoj kur bëhet fjalë për besimin, por nëse nuk arrini të diskutoni mbi bindjet që keni nuk do e kuptoni me siguri.
9. Si do ta financojmë fëmijën?
Llogaritni të gjitha blerjet (pelenat, karrocën), vizitat tek mjekët, kohën jashtë punës, etj që janë pasojë e personit të ri në familjen tuaj. Ju mund ta bëni atë, por duhet të keni një plan financiar të rregullt.
10. Ku na sheh pas 10 vjetësh?
Në mënyrë ideale, ai do t’ju shohë akoma bashkë dhe do të prindëroni fëmijën tuaj së bashku për 10 vjet dhe shumë më tepër.
Ndërsa ju dhe burri juaj rriteni sëbashku përmes eksperiencës së prindërimit, do të përjetoni rritjen e fëmijës suaj. Mënyra më e mirë për të menaxhuar këto ndryshime është që të pajiseni dhe të keni mbështetje.





Burimi: familyshare
©gatuajshendetshem/a.c./