Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Harresa shkaktohet për shkak të kalimit të një kohe të gjatë, por, ajo mund të ndodhë edhe më shpejt në fillim të zënies përmendësh të dijeve, për t’u ulur më pas kjo masë, si rezultat i përsëritjes dhe ngulitjes në kokë të njohurive. Ta zëmë, nëse ke lexuar një temë në orën pesë në mbrëmje, […]
Harresa shkaktohet për shkak të kalimit të një kohe të gjatë, por, ajo mund të ndodhë edhe më shpejt në fillim të zënies përmendësh të dijeve, për t’u ulur më pas kjo masë, si rezultat i përsëritjes dhe ngulitjes në kokë të njohurive. Ta zëmë, nëse ke lexuar një temë në orën pesë në mbrëmje, […]
Dhjetë mënyra për ta rezistuar harresën

Harresa shkaktohet për shkak të kalimit të një kohe të gjatë, por, ajo mund të ndodhë edhe më shpejt në fillim të zënies përmendësh të dijeve, për t’u ulur më pas kjo masë, si rezultat i përsëritjes dhe ngulitjes në kokë të njohurive.
Ta zëmë, nëse ke lexuar një temë në orën pesë në mbrëmje, atëherë përqindja e harresës në minutat dhe orët e para do të jetë më e madhe, për të rënë në orët e mëvonshme. Për këtë shkak, përsëritja e menjëhershme apo në fund të procesit ditor të mësimit dhe para gjumit është shumë e nevojshme.
Përse harrojmë?
Harrojmë për shkak të mos nxënies perfekte të mësimit. Atëherë:
Cila është mënyra e përforcimit të memories?
Si ta rezistojmë harresën?
Memoria i ngjan një gjymtyre, e cila sa më shumë që përdoret, aq më shumë zhvillohet, por, sigurisht se jo sipas çfarëdo përdorimi. Mund të korrësh suksese vetëm nëse memorien e shfrytëzon me një metodë të përpiktë dhe të shëndoshë. Në vijim do të përmendim disa rregulla për ta mposhtur harresën dhe për ta përforcuar të mbajturit mend.
Të kuptuarit, që është bazë e përkujtimit. Mos e qorto veten nëse i harron gjërat që, paraprakisht, nuk i kupton.
Përsëritja. Lëndën përsërite shpesh, ngase sa herë që e përsërit atë, mundësia e harrimit zvogëlohet gjithnjë e më shumë.
Rezymetë. Nëse një temë të caktuar do ta thjeshtësoje në pak pika dhe me shprehje personale, atëherë gjasat e harrimit janë të pakta.
Pasioni për përsëritje dhe përkujtim. Kjo nënkupton se ti duhet të harrosh se harron, andaj, krijo një vetëbesim në mundësinë tënde për rikujtim, ngase harresa mund të jetë edhe si shkak i mungesës së besimit në vetvete.
Bëhu mësues pyetës i vetes sate. Gjatë mësimit ndalu dhe dëgjoje veten. Mos mendo se me këtë do të humbasësh kohë. Dëgjoje veten sikur të ishte para mësuesi-profesorit që të merr në pyetje. Nëse ndodhë të mos jesh i sigurt në diç, ktheju librit, ngase kështu, duke iu kthyer atij dhe duke përsëritur mësimin disa herë, do ta ngulitësh në memorie dhe harresa më nuk do të ketë vend.
Përdor metoda. Nëse do të mësosh ndonjë gjë, atëherë lidhe atë për një gjësendi të caktuar, ngase kështu do ta kesh më lehtë. P.sh. nëse do të mbash mend shkronjat ‘k, n, a, b, ë’, të cilat janë iniciale për ndonjë mësim të caktuar, atëherë krijo me to një fjalë, të cilën e mban mend lehtë, si p.sh. ‘bankë’, e rrjedhimisht edhe shkronjat për mësimin e caktuar.
Larg përsëritjes pjesë-pjesë. Kur ta përsëritësh ndonjë mësim, përsërite të tërin, ngase përsëritja pjesë-pjesë mund të të shkaktojë defekte për pjesët tjera. Kjo metoda e ‘shkëputjeve’ nuk është treguar e suksesshme.
Pushimi. Përsëritja pa pushime mund të mos jep efektet e duhura, kështu që, studenti bën mirë ta bëjë përsëritjen me pushime. Nëse ndonjëherë nuk ndihet aktiv, atëherë le të pushon, për të vazhduar më pas.
Vetëm leximi nuk mjafton. Gjatë përsëritjes mundohu të gjesh mjete që të ndihmojnë ta mbash mend më lehtë mësimin, si, f.v., të vësh tabela, shenja, e gjëra tjera që të ndihmojnë në mbajtjen mend sa më mirë të tyre.
Përdor elemente të ndryshme për përkujtim. Nëse të ndodhë ta harrosh ndonjë mësim apo ndonjë njohuri, atëherë mundohu ta sjellësh ndërmend se në cilën pjesë të librit gjendet, apo kur e kam lexuar, ose në cilin libër e kam lexuar, etj.
Përshtati: Sedat ISLAMI
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
December 26, 2016 / By M.I Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë
November 24, 2016 / By M.I UDHËZIMI PROFETIK NË LARGIMIN E ERËS SË KEQE NGA GOJA
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
April 22, 2016 / By M.I Përbërësit e mjaltit
April 22, 2016 / By M.I PESË ERRËSIRAT DHE FENERAT E SAJ!!
April 22, 2016 / By M.I MOS E LEJO NJË GJË TË TILLË
April 22, 2016 / By M.I Planifikimi i dietës
April 22, 2016 / By M.I Kruarjet (ekcemi) dhe enjtjet e lekures
April 25, 2016 / By M.I FALËNDERIMET E MIA TË PËRZEMËRTA
April 25, 2016 / By M.I RREGULLAT E LUMTURISË
April 25, 2016 / By M.I Kantarioni (Lule Basani) sheron depresionin
April 25, 2016 / By M.I Neurologjia regjistron keta tipa te dhembjes se kokes:
April 25, 2016 / By M.I Sherimi i katalepsise (paraliza e muskujve)