Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Dhimbja e supit !?

Dhimbja e supit !?

Dhimbja e supit
Vuajtësit kanë dhimbje të tmerrshme: depozitimet e kalciumit në artikulacionin e shpatullës shkaktojnë dhimbje në pozicionin shtrirë, por edhe gjatë ngritjes së krahut. 

*Këshilla dhe ndihmë kundër këtyre dhimbjeve

Varja e rrobave, marrja e një molle nga pema, gjuajtja e topit: për shumë aktivitete sportive apo edhe gjatë jetës së përditshme na nevojiten krahë që funksionojnë mirë. Muskujt e krahut (supraspinat, infraspinatus, teres minore) janë muskujt rotator ndërsa tendinet e tyre dhe kapsula formojnë “manshetën rrotatore” që mundësojnë një masë të lartë të lëvizshmërisë dhe siguron që ne me krahët dhe duart të arrijmë objekte që ndodhen larg.

*Gratë preken më shpesh

“Shpatulla e gurëzuar” është shpesh fajtor për dhimbjen e cila shfaqet veçanërisht tek gratë midis moshës 40 dhe 50 vjeç. Fillimisht nuk preket vetë artikulacioni i shpatullës, siç të lë të mendosh emërtimi i sëmundjes, por
depozitimi i kalciumit në strukturat të cilat rrethojnë shpatullën – e kryesisht në tendinën supraspinale. Ato dallohen mirë në pamjet rëntgen. Në pjesën më të madhe,kalciumi i organizuar në formë minisfere, për një kohë të gjatë nuk i sjell asnjë vështirësi personit të sëmurë. Por në një madhësi të caktuar depozitat prej fosfat kalciumi shkaktojnë dhimbje gjatë lëvizjeve rrotulluese të krahut mbi lartësinë e shpatullës e të kokës. Për arsye se vetëm në këtë moment shqetësimet bëhen të ndjeshme, personat e prekur mendojnë se e kanë lodhur së tepërmi artikulacionin e tyre. Por kjo nuk është e vërtetë: as lodhja e as mbajtja në qetësi e krahut nuk janë shkaktaret për gurëzimin e shpatullës.

*Çrregullimi i qarkullimit lokal të gjakut

Shkak për depozitimin e kalciumit me madhësi sa një kokërr bizele deri në një kokërr bajame në tendina supozohet të jetë i trashëguar dhe në këto raste është vërejtur një qarkullim jo i mirë i gjakut në këto tendina. Anatomia individuale e shpatullës është gjithashtu favorizuese për këtë sëmundje. Tendina ngushtohet së tepërmi nga kockat kufizuese dhe kështu keqësohet qarkullimi i gjakut. Për arsye të paqarta qarkullimi i gjakut ndonjëherë ndalon plotësisht si në rastin e një infarkti të vogël. Në këtë mënyrë supozohet se vdesin qeliza kartilagjenoze dhe krijohen struktura të imëta kalku si pikë kondensimi për një kalkëzim gjithmonë e më të madh. Sa më shumë të grumbullohet aty kalk, aq më shumë kufizohet lëvizja e artikulacionit.E kështu tendina ngacmohet gjithmonë e më shumë dhe pezmatohet. Në këtë faze kalku në çdo pozicion lëvizjeje kthehet në
dhimbje. Nëse nodujt e kalkut çahen, përmbajtja derdhet në bursen synoviale dhe shkakton aty reaksione të fuqishme pezmatimi (inflamacioni).kjo është shumë e dhimbshme. Por trupi,në këtë rast ka mundësinë të largojë kalkun prej këtej. Edhe gjatë natës pacientet vuajnë nga dhimbje shumë të forta dhe flenë shumë keq. Ata shmangin çdo lëvizje, për të ruajtur shpatullën. Artikulacioni rrezikon të ngrijë, pra shfaqet “supi i ngrirë”.

*Fizioterapia dhe kortizoni

Në fazat e para të sëmundjes, kur depozita e kalkut çon vetëm në shqetësime në lëvizjet mbi lartësinë e kokës, këshillohet fizioterapi dhe masazhe ngjeshëse për të stimuluar qarkullimin lokal të gjakut.Nëse zhvillohen vazhdimisht procese inflamatore (dhimbje e vazhdueshme gjatë lëvizjes, dhimbje natën), ndihmojnë pako me akull dhe gjilpëra me antiinflamator kortizonik. Tani është veçanërisht e rëndësishme të pengohet që artikulacioni të ngrijë. Prandaj pacientët motivohen të bëjnë sa më shumë gjimnastikë.Në fazën e krizës ka rëndësi qetësimi i dhimbjes. Me një jastëk ortopedik mundet që krahu të imobilizohet për një jave. Përveç kësaj pacienti merr edhe medikamente kundër dhimbjes. Nëse kjo nuk sjell suksesin e dëshiruar, ndërmerren metoda trajtimi invazive.

TRE MË TË RËNDËSISHMET JANË:
NEEDLING
Nën drejtimin e rëntgenit, mjeku hap masën e kalkut me një gjilpërë. Brenda hidhet lëng, në mënyrë që kalku të vihet në lëvizje e pastaj hiqet prej andej. Kjo teknikë përdoret rallë në ditët e sotme, pasi është shumë e pakëndshme për të sëmurët.
TERAPIA ME VALË
Nëpërmjet ekos dërgohen valë të afta të thërmojnë depozitimet, në mënyrë të tillë që të eliminohen. Procedura vjen për grumbullimet e kalkut deri në një centimetër të madh.
ARTROSKOPI
Kirurgu pret tendinen së gjati dhe thith kalkun. Prerja shërohet vetvetiu. Derisa krahu të ketë ngarkesën e plotë dhe pacienti të mund të kryejë të gjitha lëvizjet pa patur asnjë shqetësim, zgjat disa javë. E rëndësishme: mobilizimi i hershëm me anë të ushtrimeve përkatëse.
CUPPING TERAPY
Terapia me hixhame apo me vendosjen e kupave ne pjesen e supit dhe te shpines eshte menyra me e mire per te luftuar kete semundje. Ndryshe kjo quhet edhe hixhame dhe permes vakumit dhe mjetit preres lekura prehet siperfaqesishte dhe pastja terhiqet lekura me mjet qe formon vakum, keshtu del gjaku dhe sekrecionet e demshme si dhe stimulohet sistemi nervezues por edhe qarkullimi i gjakut. Kerkohen disa seanca dhe efekti eshte i fuqishem./mjeksiaislame/

Tags: