Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

 Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes



 Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes

Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes

Të jesh i rregullt në dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes, në dhikrin e gjumit dhe dhikret tjera që janë gjatë ditës dhe natës, pa dyshim se e ruajnë muslimanin me ndihmën e Allahut nga e keqja e shejtanëve xhin dhe njerëz, ia shtojnë njeriut forcën fizike dhe shpirtërore, nëse i thotë duke e përjetuar domethënien e tyre, duke qenë i bindur në frytet dhe rezultatet e tyre. Kujdesu, Allahu të pastë në Kujdesin e Vet, për këto dhikre, sidomos ato që duhet thënë gjatë vështirësive dhe brengave.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah ibën abasi -radijAllahu anhu- se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- gjatë vështirësive thoshe:

(لا إله إلا الله العظيم الحليم، لا إله إلا الله رب العرش العظيم، لا إله إلا الله رب السماوات ورب الأرض ورب العرش الكريم)

La Ilahe il-lAllahul-’Adhimul-Halim, la Ilahe il-lAllahu Rabbul-’Arshil-’Adhim, la Ilahe il-lAllahu Rabbus-semavati ve Rabbul-erdi ve Rabbul-’Arshil-kerim.

“S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të Madhëruar e të Urtë. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të lartësuar. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik”.

Ose lutja të cilën e transmeton Buhariu nga Enesi -radijAllahu anhu- se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- shpesh luteshe duke thënë:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحُزْنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ ، وَضَلْعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ.

Allahumme inni e’udhu bike minel-hemmi vel-hazeni, vel-’axhzi vel-keseli, vel-buhli vel-xhubni, ve dale’id-dejni ve galebetir-rixhali.

“O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve”.

Abdullah ibën Mesudi -radijAllahu anhu- thotë se Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem- kur i binte ndonjë brengë ose vështirësi thoshte:

)يا حي يا قيوم برحمتك أستغيث( [أخرجه الحاكم[

“O Ti që je i Gjallë dhe që je Kujdestar kërkojmë ndihmë në mëshirën Tënde”. (sahih, Hakimi).

Ebu Bekrete -radijAllahu anhu- thotë se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: lutja e atij që është në vështirësi është:

اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ وَأَصْلِحْ لِي شَأْنِي كَلَّهُ ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ.





Allahumme rahmeteke erxhu fe la tekilni ila nefsi tarfet ‘ajnin ve aslih li she`ni kul-lehu. La ilahe il-la Ente.

“O Zoti im, në mëshirën Tënde shpresoj, mos më le të mbështetem në vetvete, as sa një lëvizje e syrit dhe ma përmirëso gjendjen time. S`ka të adhuruar tjetër përveç Teje”. (sahih, Ebu Davudi).

Abdullah ibën Mesudi -radijAllahu anhu- tregon se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë:

“Nëse një musliman e kaplon brengë ose pikëllim le të thotë:

اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ وَابْنُ عَبْدِكَ وَابْنُ أَمَتِكَ نَاصِيَتِي بِيَدِكَ مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي وَنُورَ صَدْرِي وَجِلاءَ حُزْنِي وَذَهَابَ هَمِّي

Allahume inni ‘abdike ve ibënu ‘abduke ve ibënu emmetuke, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke, es`eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitabik ev ‘al-lemtehu ehaden min halkik, ev iste`therte bihi fi ‘ilmil-gajbi ‘indek, en texh’ale El-Kur`ane rebi’a kalbi ve nure sadri ve xhelae huzni ve dhihabe hemmi”.

“O Zoti im, unë jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shndritje për pikëllimin dhe largim për dëshpërimin”. (sahih, Ahmedi).

E shumë lutje tjera që kanë të bëjnë me këtë temë.

Edhe më në fund e bëjmë këtë lutje:

اللهم إنا عبيدك بنو عبيدك بنو إمائك، نواصينا بيدك، ماضٍ فينا حكمك، عدل فينا قضاؤك، نسألك بكل اسم هو لك، سمّيت به نفسك، أو أنزلته في كتابك، أو علمته أحداً من خلقك أو استأثرت به في علم الغيب عندك، أن تجعل القرآن ربيع قلوبنا، ونور صدورنا ويسر أمورنا، وهيء لنا من أمرنا رشداً.

“O Zoti jonë, ne jemi robërit Tu, e bijtë e robërve Tu dhe i robëreshave Tuaja, balli ynë është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi ne i pranojmë, i drejtë është gjykimi Yt mbi ne. Të lutemi me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kuranin pranverë të zemrës sonë dhe dritë të gjoksit tonë, na i lehtëso punët tona dhe na lehtëso udhëzimin në veprimet tona…

 

(Visited 20 times, 1 visits today)