Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dheu është element pastrues

Dheu është element pastrues

dheu

Mrekullia shkencore në fjalët e të Dërguarit të Allahut:
“Toka më është bërë pastrim dhe xhami.” (Muslimi).
Në një hulumtim të ri shkencëtarët kanë zbuluar ekzistimin e antibiotikëve në dheun e Tokës. Këto antibiotikë mund të pastrojnë dhe mënjanojnë llojet më të forta të baktereve, gjë që konstaton faktin se dheu është element pastrues. Ndërsa në një studim tjetër të ri shkencëtarët deklarojnë se disa lloje të tokës mund të mënjanojnë bakteret më rezistuese.

Për këtë shkak ata sot mendojnë për krijimin e një antibiotiku nga dheu që do ti mënjanonte bakteret më të forta. Pas provave të gjata në laboratorë ata kanë konstatuar se dheu mund të mënjanojë një koloni të plotë bakteresh gjatë njëzet e katër orëve. Ndërsa e njëjta koloni është vënë në një vend jo me dhe e është shumuar dyzet e pesë herë më tepër.

(Visited 10 times, 1 visits today)
Top