Sunday, 20/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

DHEMBJEN TËNDE NUK ËSHTË KUSHT TA NDJEN EDHE TJETRI



DHEMBJEN TËNDE NUK ËSHTË KUSHT TA NDJEN EDHE TJETRI

dhimbje

Dhemb kur humbën gjëra të cilat nuk e ke paramenduar se mundesh t’i humbësh.

Dhemb kur një ditë nga ditët i hapën sytë në një realitet që nuk e do të jesh aty.

Dhemb kur i numëron dështimet e tua dhe demoralizohesh.

Dhemb kur shpreson të kthehet një periudhë e bukur e cila ka përfunduar.

Dhemb kur e rikujton një njeri të shtrenjtë tek ti i cili iku pa kthim.

Dhemb kur e vëren se përreth teje nuk është askush si ti.





Dhemb kur qëndron para pasqyrës dhe nuk e njeh veten.

Dhemb kur e ndjen se të është bërë padrejtësi dhe je i pamundshëm t’i ndihmosh vetes.

Dhemb kur detyrohesh një ditë nga ditët të bësh një gjë që nuk të përshtatet.

Dhemb kur atë që më të bukurën e posedon e vendos poshtë këmbëve tua që të ngritësh dhe të arrish deri në kulminacion.

Mos harro se, nuk është kusht që dhembjen tënde ta ndjen edhe tjetri sepse, disa e kanë tejkaluar fazën e dhembjes dhe kanë hyrë në fazën e budallallëkut dhe në fazën e asaj që nuk i intereson më asgjë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU