Domingo, 15/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhembja e flokëve mund të tregojë diçka vërtet të keqe

Dhembja e flokëve mund të tregojë diçka vërtet të keqe

Ka shumë shanse që ta keni përjetuar shpesh dhimbjen e flokëve. Kjo ju duket e natyrshme. Por a keni menduar ndonjëherë pse ndodh? Dr. Angela Lamb, drejtore e Praktikës së Fakultetit Westside Mount Sinai dhe dermatologe në Institutin e Shëndetësisë Familjare tha për “Huffington Post” se në fakt është prekur mbaresa nervore, bashkangjitur me çdo fije floku të veçantë.

Flokët janë një komponent i gjithë sistemit tuaj nervor, kështu që kur ju i tërhiqni ato, po ushtroni presion në mbaresat nervore që janë në rrënjë.

Sipas Jessica Wu një dermatologe në Los Angeles, është gjithashtu një çështje e flokëve tuaj në rritje, që janë mësuar të jenë në një pozicion. Para se të hidhni flokët tuaj pas, apo t’i bëni bisht, mendohuni përsëri.

Tërheqja e flokëve tuaj në mënyrë të përsëritur dhe shumë shpesh mund t’ju vërë në rrezik, siç shpjegon Lamb, për diçka që ne e quajmë tërheqje alopecia: Humbja e flokëve fjalë për fjalë vetëm nga kapja e tyre lart, shton edhe stresin dhe tensionin në flokë.

Wu ka shtuar se tërheqja e përsëritur e flokëve mund t’i bëjë edhe më të “hollë”./shije/

 

(Visited 83 times, 1 visits today)
Top