Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhëmbët e fëmijëve, ushqimet më të dëmshme për shëndetin e tyre

Dhëmbët e fëmijëve, ushqimet më të dëmshme për shëndetin e tyre

UntitledShëndeti i dhëmbëve të fëmijëve tanë është i rëndësishëm dhe për t’u kujdesur për ta, është e nevojshme që të filloni të kuroni higjienën dentale që në fillime, qyshkur atyre u dalin dhëmbët e qumështit.
Edhe vizita e parë te dentisti, stomatologu, duhet të programohet mjaftueshëm herët, rreth moshës 3-4 vjeç. Mjeku do ta kuptojë nëse zhvillimi i harqeve dentare po ecën mirë, nëse goja po formohet mirë, dhe veçanërisht nëse ka ndërhyrje të mundshme për t’i siguruar të voglit një dhëmbëzim të shëndetshëm, sapo dalin dhëmbët e përhershëm.
Më pas, kontrollet duhet të bëhen dy herë në vit. Ndërkohë, prindërit nga ana e tyre, duhet të tregohen shumë të kujdesshëm për ushqimet që fëmijët e tyre fusin në gojë. Ndaj, ja se cilat janë ushqimet që nuk u bëjnë mirë fëmijëve për dhëmbët:
1 – Frutat dhe lëngjet e frutave
Frutat, lëngu dhe tuli i tyre janë disi të dëmshme për dhëmbët e fëmijëve. Padyshim, frutat bëjnë mirë nëse do të konsumohen çdo ditë, por pa e ekzagjeruar, por edhe lëngu i tyre nuk duhet të bëhet me sheqer.
2 – Pijet e sheqerosura
Pijet e sheqerosura me acid dhe të gazuara duhet t’ua ndaloni totalisht fëmijëve. Do të ishte më mirë që t’u jepnit një gotë qumështi.
3) Lëngje “të buta”
Pijet e ëmbla apo të gjitha pijet e “buta”, mund të shkaktojnë karie për një kohë të gjatë. Fëmijët, për t’u hidratuar, duhet të konsumojnë sidomos qumësht dhe ujë.
4) Sheqeri dhe mjalti
Sheqeri dhe mjalti, veçmas, apo të hedhur në ushqime apo pije për të ëmbëlsuar ato, janë vërtet të dëmshëm. Shumë i rrezikshëm është edhe zakoni i hedhjes të mjaltit te biberoni, sepse në këtë mënyrë krijohet një varësi e vështirë për t’u ndalur.
5)  Çokokremi
Ëmbëlsirat, reçelet e frutave, mjalti, kremërat dhe veçanërisht  çokokremi duhet t’u ndalohen rreptësisht fëmijëve. Për ndonjë mes-vakt, të vegjlit duhet të konsumojnë kos natyral me ndonjë fetë frute të freskët.
6) Karamelet
Karamelet dhe ëmbëlsirat janë të rrezikshme jo vetëm për konsistencën e tyre, por edhe për sheqerin që përmbajnë. Ndaj mbaini fëmijët larg tyre.
7)  Çokollata
Çdolloj çokollate është e dëmshme për dhëmbët e fëmijëve. Ndonjëherë do të ishte më mirë që t’i jepnit vetëm ndonjë copë të vogël çokollate të pastër të errët.
8) Shurupi
Shurupi dhe ilaçe të tjera pediatrike me shtesë sheqeri, mund të shkaktojnë karie. Por nëse për arsye shëndetësore, fëmijët tuaj duhet të konsumojnë shpesh këto medikamente, zgjidhni ato lloj që janë pa sheqer.
9)Ëmbëlsirat e paketuara
Edhe ushqimet e paketuara nuk duhet t’u jepen të vegjëlve. Do të ishte më mirë një pjesë torte e përgatitur në shtëpi, e bërë me pak sheqer dhe me pak gjalpë.
10) Ushqimet me acid
Ushqimet që kanë shumë acid, sidomos frutat si agrumet, luleshtrydhet, domatet etj., duhet të mos konsumohen asnjëherë nga fëmijët tuaj, si për dëmtimin e dhëmbëve, ashtu edhe për shëndetin në përgjithësi.

(Visited 27 times, 1 visits today)
Top