Domingo, 15/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Detyrat e gruas ndaj burrit

Detyrat e gruas ndaj burrit

Kur’an:

“Burrat janë mbështetja e grave me aq sa i ka dhënë Allahu përparësi njërës palë ndaj tjetrës dhe për shkak se ata shpenzojnë pasurinë e tyre. Prandaj gratë e mira janë të dëgjueshme dhe në munges të burrit kujdesen për atë që kujdeset edhe Allahu.” (en-Nisa, 34)

Hadith:

Transemtohet nga Ebu Hurejra r.a se i Dërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Kur burri e thërret gruan e tij në shtrat, e ajo këtë e refuzon dhe nëse fle burri dhe kalon natën i hidhëruar me të, engjëjt do ta mallkojnë (atë grua) deri në mëngjes.”  (Mettefekun alejhi)

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a se Pjegamberi sal-all-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Sikur ta urdhëroja dikë për t’i bërë sexhde dikujt tjetër (përvec Allahut), do ta urdhëroja gruan për t’i bërë sexhde burrit të saj.”  (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Hadithi hasen sahih)

Përmbledhja e Imam Neveviut, nr. 287, versioni shqip.

(Visited 53 times, 1 visits today)
Top