Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Detet dhe lumenjtë në Kuran Shkenca ka zbuluar se në vendin ku takohen dy dete ekziston një barrierë (pengesë) ndarëse, e cila bën të mundur që secili prej dy deteve të ruajë temperaturën, dendësinë dhe kripësinë e tij. (1) P.sh. uji i detit Mesdhe është më i ngrohtë, më i kripur dhe me dendësi më të […]
Detet dhe lumenjtë në Kuran Shkenca ka zbuluar se në vendin ku takohen dy dete ekziston një barrierë (pengesë) ndarëse, e cila bën të mundur që secili prej dy deteve të ruajë temperaturën, dendësinë dhe kripësinë e tij. (1) P.sh. uji i detit Mesdhe është më i ngrohtë, më i kripur dhe me dendësi më të […]
Detet dhe lumenjtë në Kuran

Detet dhe lumenjtë në Kuran
Shkenca ka zbuluar se në vendin ku takohen dy dete ekziston një barrierë (pengesë) ndarëse, e cila bën të mundur që secili prej dy deteve të ruajë temperaturën, dendësinë dhe kripësinë e tij. (1) P.sh. uji i detit Mesdhe është më i ngrohtë, më i kripur dhe me dendësi më të vogël se uji i oqeanit Atlantik. Kur uji i detit Mesdhe hyn në Atlantik në Pragun e Gjibraltarit, ai lëviz disa qindra kilometra në brendësi të Atlantikut në një thellësi prej një mijë metrash, duke mos i ndryshuar karakteristikat e tij të ngrohtësisë, kripësisë e dendësisë (fig. 13). Megjithë dallgët e mëdha, rrymat e fuqishme, baticat e zbaticat në këto dete, ata përsëri nuk e kalojnë këtë barrierë. Kurani i Shenjtë e përmend këtë barrierë midis deteve, të cilët nuk e kalojnë atë. Zoti thotë në Kuran:
“Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Kuran, 55: 19-20)
Por, kur Kurani flet për pjesën ndarëse midis ujit të ëmbël dhe të kripur ai përmend ekzistencën e një zone ndarëse bashkë me barrierën. Allahu thotë në Kuran:
“Allahu është Ai që i la të lirë dy llojet e ujit të bashkohen, një i ëmbël e i shijshëm, ndërsa tjetri i kripur e i hidhur. Dhe Ai bëri midis tyre një barrierë dhe një zonë ndarëse.” (Kurani, 25:53)
Ndokush mund të pyesë, përse Kurani përmend zonën ndarëse kur flet për ujin e ëmbël e të kripur dhe nuk e përmend këtë kur flet për detet?
Shkenca ka zbuluar se në grykëderdhjen e lumenjve në det, ku uji i ëmbël takon ujin e kripur, situata është më e ndryshme nga ajo e bashkimit të dy deteve. Është zbuluar se ajo që ndan ujin e ëmbël nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve është një zonë e përbërë nga disa nënzona (shtresa) ndarëse me dendësi që ndryshon nga një nënzonë në tjetrën. (2)Këto shtresa ndarëse, nënzona, kanë kripësi të ndryshme nga uji i ëmbël i lumit, apo nga uji i kripur i detit (3) (fig.14).
Figura 14: Seksion longitudinal i cili tregon kripësinë (pjesë për mijë ‰) në grykëderdhjen e lumenjve në det. Aty mund të shihet zona e ndarjes midis ujit të ëmbël dhe atij të njelmët. (Introductory Oceanography, Thurman, f. 301, me një shtesë të vogël.) Ky informacion është zbuluar vetëm kohët e fundit, duke përdorur aparatura të avancuara për të matur temperaturën,kripësinë, dendësinë, sasinë e oksigjenit të tretur në ujë etj. Syri i lirë i njeriut nuk mund t’i shikojë ndryshimet që ndodhin, kur dy detet takohen, pasi ata duken sikur janë një det i vetëm. Po kështu, syri i lirë i njeriut nuk mund të bëjë ndarjen e ujit në grykëderdhjet e lumenjve në 3 lloje: ujë i ëmbël, zonë ndarëse dhe ujë i kripur.
_________________________________________________________
(1) “Principles of Oceanography”, Davis, f. 92-93.
(2) Shih: “Oceanography”, Gross f. 242, dhe “Introductory Oceanography”, Thurman f. 300-301.
(3) Shih: “Oceanography”, Gross f. 244, dhe “Introductory Oceanography” Thurman f. 300-301.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 9, 2018 / By M.I Noti është shëndet
June 9, 2018 / By M.I Zemërimi ju sjell infarkt
June 9, 2018 / By M.I Një provë për të studiuar personalitetin
June 9, 2018 / By M.I Kush është më i miri i njerëzve?
June 9, 2018 / By M.I Cili është shkaku i mospranimit të duave (lutjeve) tona?
June 9, 2018 / By M.I Shoqëria dhe dashuria
June 9, 2018 / By M.I Si të përdorni sodën e bukës kundër artritit
June 9, 2018 / By M.I Dushi i ngrohtë apo i ftohtë – cili është më i mirë?
June 9, 2018 / By M.I Ilaçet nga kosherja e bletëve