Monday, 18/2/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Dëshira e vajzës dhe e djalit për partnerin (partneren) e jetës 



Dëshira e vajzës dhe e djalit për partnerin (partneren) e jetës 

Dëshira e vajzës dhe e djalit për partnerin (partneren) e jetës
Dëshira e çdo djali: Unë nuk jam princ, por partnerja ime e jetës duhet të jetë një princeshë!
Dëshira e burrit të vërtetë: Partnerja ime e jetës mund të mos jetë një princeshë, por unë premtojë se do ta trajtojë atë sikur një princeshë…
”Çoni jetë të mirë me to…” (En-Nisa, 16).
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Besimtari me iman të plotë, është ai që është më i sjellshmi, dhe më i miri prej kush është ai që është më i miri për gratë e veta.” (Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi).
Dëshira e çdo vajze: Unë nuk jam princeshë, por partneri im i jetës duhet të jetë një princ!
Dëshira e vajzës së devotshme: Partneri im i jetës mund të mos jetë një princ, por unë premtojë se do të bëjë që ai të ndihet sikur një princ…
Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i kishte thënë Ibn Abbasit, radiallahu anhu: ”A të tregojë për gjënë më të çmueshme që një njeri mund ta posedojë? Ajo është gruaja e mirë, kur ta shikojë atë, ai kënaqet, kur t’i thotë të bëjë diçka ajo i bindet dhe kur ai është largë shtëpisë ajo është besnike ndaj tij.” (Transmeton Hakimi).
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte pyetur se cila është gruaja më e mirë, dhe ai ishte përgjigjur: ”Ajo që e kënaqë atë (burrin) kur ta shikojë, që i bindet atij kur t’i thotë diçka dhe që nuk bën diçka që ai nuk e pëlqen sa i përket vetvetes ose pasurisë së tij.” (Transmeton Ahmedi).
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi