Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Desha ta bëj një pyetje rreth mbajtjes së hajmalisë

Desha ta bëj një pyetje rreth mbajtjes së hajmalisë

Pyetja:

Selam alejkum!
Desha ta bëj një pyetje rreth mbajtjes së hajmalisë.
Nuk kam fëmijë, kam qenë te një hoxhë dhe më ka dhënë hajmali për ta mbajtur, por kam dëgjuar se nuk është e lejuar të mbahet hajmali, por ai hoxha tha se hajmalitë e shkruara me Kuran janë të lejuara për t’u mbajtur.
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër e nderuar, lus Allahun e Lartësuar t’ju furnizoj më pasardhës sa më shpejt dhe ta shndërrojë mërzinë dhe pikëllimin tuaj në gëzim e lumturi.
Ndërsa në lidhje më mbajtjen e hajmalive, themi se ky veprim nuk është i lejuar dhe muslimani i përkushtuar, i cili dëshiron të arrijë kënaqësinë e Allahut të Gjithëfuqishëm dhe të jetë nga robërit të cilët i mbështeten vetëm Atij, duhet të largojë nga praktika e tij mbajtjen dhe lidhjen e besimit të tij me hajmali.
Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, thotë: “Ai e cili var një hajmali, mos ia plotësoftë Allahu atë për të cilën e ka varur dhe ai që e var një edeah (lloj hajmalie), mos i dhëntë qetësi e rehati!” Shënon Ahmedi, Hakimi, i cili e konsideron si të saktë dhe me të pajtohet edhe Dhehebiu.
Për më gjerësisht shih:
http://www.klubikulturor.com/Disa%20fjale%20rreth%20hajmalive.htm
Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

 

(Visited 104 times, 1 visits today)
Top