Domingo, 25/10/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Deri në cilin muaj të shtatzënisë janë të lejuara marrëdhëniet intime ?

Deri në cilin muaj të shtatzënisë janë të lejuara marrëdhëniet intime ?

Pyetje:

Es-selamu alejkum!
Ju përshëndes juve redaksi e nderuar. Kam një pyetje për hoxhën e nderuar.
A mund të na tregoni se deri në cilin muaj të shtatzënisë janë të lejuara marrëdhëniet  intime dhe a ka diçka të rrezikshme kjo për foshnjën në bark?
Allahu ju shpërbleftë dhe na bashkoftë në Xhenet!

Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!
Marrëdhëniet intime nuk kufizohen në ndonjë periudhë të shtatzënisë dhe nuk ka asnjë pengesë për to, qoftë edhe një natë para lindjes, përveç nëse mjekja specialiste e gjinekologjisë vëren ndonjë çrregullim në zhvillim të frytit dhe sugjeron që marrëdhëniet intime të shmangen tërësisht në periudhën pak para lindjes, apo të zhvillohen por me kujdes.
Allahu e di më së miri!

Amin, lutjet tuaja të mira qofshin të pranuara!

(Visited 87 times, 1 visits today)
Top