Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Bota muslimane vazhdon të jetë e destabilizuar edhe pse destabilizimi i saj vazhdon të mbetet enigmatik. Duke mos dashur të merremi me vendet që nuk kanë kaluar tranzicionin do të dëshiroja të fokusohem te dy rastet më të fundit, Turqia dhe Egjipti, të cilat jo vetëm që kaluan tranzicionin por kanë kapacitet të ndërtojnë një […]
Bota muslimane vazhdon të jetë e destabilizuar edhe pse destabilizimi i saj vazhdon të mbetet enigmatik. Duke mos dashur të merremi me vendet që nuk kanë kaluar tranzicionin do të dëshiroja të fokusohem te dy rastet më të fundit, Turqia dhe Egjipti, të cilat jo vetëm që kaluan tranzicionin por kanë kapacitet të ndërtojnë një […]
Demokraci apo hipokrizi, kujt po i konvenon destabilizimi ?

Bota muslimane vazhdon të jetë e destabilizuar edhe pse destabilizimi i saj vazhdon të mbetet enigmatik. Duke mos dashur të merremi me vendet që nuk kanë kaluar tranzicionin do të dëshiroja të fokusohem te dy rastet më të fundit, Turqia dhe Egjipti, të cilat jo vetëm që kaluan tranzicionin por kanë kapacitet të ndërtojnë një rend të lakmueshëm demokratik. Po mos të ishin ndikimet nga jashtë, dhuna dhe protestat pothuajse veç patën marrë fund. Siç dihet, këto dy vende, e me theks të veçantë Turqia, kanë shënuar progres dhe zhvillim. Të dy qeveritë erdhën në pushtet përmes votës së lirë të pranuar ndërkombëtarisht madje edhe nga vet OKB.
Sido që të jetë, kohëve të fundit ato u trazuan. Përderisa zhvilloheshin protestat, absolutisht të paarsyeshme në Turqi, atu filluan befas edhe në Egjipt. A thua çfarë rëndësie a ngjashmërie kanë këto dy vende? Përse do të duhej të kundërshtoheshin qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike? Apo mos vallë po shfaqet fytyra tjetër e medaljonit të njohur si demokraci. Zhvillimet aktuale po na dëshmojnë se edhe demokracia, shikuar nga prizmi tjetër, po nënkuptuaka shtypje e vullnetit të popullit. E them këtë sepse nuk arrijë dot t’i gjejë emër tjetër thirrjes perëndimore, besa edhe vendore e rajonale, për një qeveri demokratike kur qeveria e Mursit veç ishte e tillë. Përse bota bashkëkohore nuk mund të bëjë ballë e ta pranoj realitetin e ri të krijuar, ashtu siç në të vërtetë kërkon demokracia? Përse janë kundër ‘islamistëve’? A mos vallë kanë harruar të saktësojnë edhe tekstualisht se e” drejta” është nga vet natyra ekskluzive, pra kur kemi të bëjmë me muslimanët, atëherë ‘e drejta” qoftë edhe ndërkombëtare nuk na qenka e garantuar.
Deri kur do të vazhdohet me sjelljet sa më jodemokratike të mundshme nën pretekstin se të tjerët kur të vijnë në pushtet, qoftë edhe në mënyrë demokratike, nuk do të udhëheqin në mënyrë demokratike. Është ky iluzion apo diskriminim, po pyesja veten gjersa po shkruaj këta rreshta. Përse nuk ka gatishmëri qytetare dhe politike që të pranohet e vërteta? Konsideroj se përgjigjen asnjëherë nuk duhet ta kërkojmë tek protestat dhe protestuesit. Këta janë veglat e manipuluara që, me ose pa vetëdije, po manipulohen nga akterët në prapaskenë. Nuk kam as dyshimin më të vogël se prapa protestave dhe kësaj dhune qëndrojnë ata që nuk e duan botën muslimane të zhvilluar e të organizuar. Skenarët e vjetër për mbajtjen e vendeve muslimane të ‘okupuar’ janë ende në përdorim, kjo nuk është për çudi. Por çudia më e madhe është se demokracia është sendërtuar mbi baza të vullnetit të lirë (free will) dhe është vërtetë ironike kur sheh se si bashkohen të gjitha forcat për të përmbysur një vullnet të lirë të shprehur përmes mekanizmit të mirënjohur si vota e lirë dhe demokratike.
Bota demokratike në vend se të kritikonte protestat e panevojshme në Turqi ajo mbështeste protestuesit dhe kritikonte qeverinë. Kështu nuk reagonte demokracia kur Franca përballej me protesta disa vite më parë, atje nuk kërkohej rrëzimi i presidentit e as përmbysja e qeverisë.
Ndaj përmbysja kaq e shpejtë e qeverisë egjiptiane, që pa më të voglin dyshim është zbatim i përpiktë i një strategjie famëkeqe të vënë kohë më parë, vendosi para një dileme edhe besimin në botën demokratike dhe vet sistemin demokraci.
Demokracia që solli dr. Mursi ishte origjinale që nuk kishte pasur asnjëherë më parë në Egjipt, dhe mundet Zoti por nuk e besoj se do të vijë ndonjëherë. Presidenti i parë arab i zgjedhur me votën e lirë e demokratike, përmbyset pamëshirshëm vetëm se disa laik e jofetarë nuk e përballonin dot. Ata, bashkë me akterët në prapaskenë, shkelën mbi suksesin më të madh të arritur ndonjëherë në botën arabe. Unë kam bindjen e plotë se pas puçit ushtarak qëndrojnë të huajt, të cilën nuk e deshën qeverinë me qasje islame asnjëherë. Ata nuk deshën që Egjipti të jetë lider në rajon. Egjipti ishte dështimi i tyre dhe shembull potencial për Sirinë pas Asadit. Edhe pse të matur politikisht, megjithatë edhe liderëve me famë botërore iu doli boja ngase pa dashje jepnin iniciale se nuk mund të lejojmë një Egjipt të dytë në Siri. Në fakt pësoi edhe Egjipti i parë.
Do të dëshiroja të potencojë se rrëzimi i Presidentit Mursi po nxjerrë në shesh anën tjetër të ‘medaljonit’ të quajtur demokraci. Shpresoj që kjo të mos jetë fytyra reale e këtij sistemi për ndryshe a thua vallë kaq i vlefshëm na qenka rrëzimi i ‘islamistëve’ nga pushteti, sa që të justifikoj edhe humbjen e qindra-mijëra jetëve të pafajshme.
Le të mos harrojmë, Presidenti Mursi përveç se ishte doktor shkencash ishte edhe lideri i parë arab që u zgjodh me votën e lirë, ai madje e di Kur’anin përmendësh, ndërsa ata që po i gëzohen rrëzimit të tij nuk dinë madje as shkrim-lexim. A mos vallë stabiliteti i mundshëm ekonomik në Egjipt, sikur ai në Turqi, do t’ia jepte edhe një grusht të rënde politikave manipuluese ekonomike dhe standardeve të dyfishta të pretenduesve të demokracisë. Dhe mu për këtë regjimin e instaluar më vonë në Egjipt, sado demokratik të quhet, nuk di si ta emërtojë më mirë demokraci apo hipokrizi.
Në fund do të doja që të gjithë ta kuptojnë se, pavarësisht propagandës mediale dhe manipulimeve politike, Egjipti është vendi ku për një kohë të shkurtë lidershipi dhe populli frymuan lirshëm, politikisht dhe fetarisht. Mu për këtë sheh miliona njerëz tek lotojnë përderisa shohin me sy se si keqpërdoret vullneti i tyre i shprehur lirshëm përmes mekanizmave bashkëkohorë. Për këtë Mursi ka hyrë në histori dhe se nëse tentohet të mendohet se muslimanët, e pse jo edhe Islamin, i kemi nxjerrë nga loja le të dihet se këto aktualitete ia ka nxjerrë gjumin një pjesë të madhe të botës. Islami është program jete. Ai synon paqen dhe rehatinë e trupit, mendjes, shpirtit, individit dhe mbarë shoqërisë, qoftë në këtë apo në botën tjetër.
Autor: Dr. Shefqet Krasniqi
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
September 28, 2018 / By M.I Ju vjen goja erë: kjo është një tregues për këto probleme shëndetësore të fshehura
September 28, 2018 / By M.I Masazhoni shpinen tuaj me këtë vaj dhe gjithë dhimbja do të zhduket!
September 28, 2018 / By M.I Pse nuk duhet të blini asnjëherë mish të grirë të paketuar
September 28, 2018 / By M.I TURMERIC (shafrani indian)
September 28, 2018 / By M.I Ne jemi një popull (umet) që nuk hamë derisa të uritemi
September 28, 2018 / By M.I Shpeshtoje salavatin!
September 28, 2018 / By M.I Një ngjarje interesante që kishte ndodhur në Gjermani(e huazuar)
September 28, 2018 / By M.I 14 zakone të këqija gjatë jetës