Quinta-feira, 25/2/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dëmet nga mishi i derrit

Dëmet nga mishi i derrit

mishi i derrit

Shkenca ka zbuluar se muskujt e mishit të derrit përmbajnë një etapë virusale të shiritit të derrit, gjatësia e të cilit mbërrin afërsisht nga 6-8 m. Këto krimba rriten në muskujt e derrit dhe kalojnë të njeriu nëpërmjet të ushqyerit me to. Ky krimb (larvë), është përhapur në Evropën Qendrore dhe Veriore, në Afrikë dhe Azinë Qendrore.
Si rezultat i kësaj larve, lind tek njeriu i sëmurë një ndjenjë e vazhdueshme urie, e cila ndonjëherë mund të arrijë në gradën e epilepsisë nga nevoja {shtytja ) e jashtëzakonshme për ushqim.

Të ngrënët e shpeshtë e të shumtë ankohet për rënie peshe dhe vuan nga anemia, madje ndërpritet rritja e trupit të tij plotësisht, nëse është në moshë të re i sëmuri herë pas herë vuan nga dizenteria e alternuar me kapsllëk, sikurse mund t’i ndodhë bllokim i zorrëve për shkak të masave të mëdha të krimbave të ngjitur në kanalet tretëse.

Mureve të stomakut i ndodhin çarje dhe infeksione të shumta, si rezultat i ngjitjes me “gjembat” e tyre. Gjithashtu krimbat kur mbërrijnë në gjak, helmet e tyre shkaktojnë ngacmimin e qelizave të trurit dhe i sëmuri ankohet nga dhimbje të mëdha koke, lodhje të trurit dhe ç’rregullim të logjikës.

Prej pasojave që përmendëm mund të përfytyrojmë gjendjen e të sëmurit, i cili zakonisht ngjan i dobët, i verdhë, i pafuqishëm, jo i shëndetshëm, me tretje të ç’rregullt… e një pamje të tillë islami nuk e pranon për besimtarin.
Krahas kësaj ngrënia e mishit të derrit shkakton edhe:
Trichinosis spiral.
Infeksion të pareteve të zorrëve- kanaleve tretëse

Plasje të lëkurës.

Ngrënia e mishit të derrit shkakton gjithë këto sëmundje edhe për faktin se ai përmban sasinë më të madhe të acidit urik ndër të gjitha kafshët që gjenden mbi tokë. Kafshët e tjera e sekretojnë këtë lëndë në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet urinës, ndërsa trupi i njeriut e sekreton 90% të kësaj lëndë me ndihmën e dy veshkave. Derri nuk mund të nxjerrë veçse 2% të kësaj lëndë, dhe pjesa e mbetur bëhet pjesë e mishit të tij. Për këtë arsye derri ankohet nga dhimbja e kyçeve, reumatizma dhe sëmundje të tjera analoge. (te ngjashme).

Dr Hans Henrich Reckëeg bëri një eksperiment me mishin e derrit, eksperiment të cilin na e përshkruan kështu: “Vendosa të bëj eksperimente më bindëse me kafshë eksperimentale. Për këtë bleva një fis minjsh të bardhë dhe i futa në tridhjetë enë prej qelqi dhe bëra eksperimente të ndryshme ushqimi në grupe të ndryshme. Rezultatet i përshkrova në librin tim “Homotoksinet dhe homotoksitet – bazament i një sinteze të medicines. ” 1995.

Minjtë eksperimentalë të ushqyer me mish derri kanë prirje për kanibalizëm.

Gjatë rritjes së tyre u paraqit kanceri në pjesë të ndryshme të trupit të tyre. Edhe minjtë e ushqyer me ushqim të rëndomtë, kishin shenja të sëmundjes, u molepsën por jo me kancer, kanibalizëm dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse. Pasi kisha përfituar njohuri të shumta mbi veprimin toksik të mishit të derrit, treguan edhe prova të tjera mbi veprimin helmues të tij. U njoftova që qentë e racës “bokser” nuk guxojnë në asnjë mënyrë të ushqehen me mish derri, sepse sëmuren shpejt me sëmundje të lëkurës dhe të organeve të brendshme.

Eksperiment i ngjashëm ushqimi është bërë edhe me kafshët e cirkut, posaçërisht me luanin dhe tigrin. Kur këto kafshë ushqehen me mish derri bëhen përtacë e të majmë, përveç kësaj vuajnë prej tensionit të lartë të gjakut, gjakderdhjes nga hundët e cila më pas bëhet shkak i vdekjes së tyre.

Një pronar i rritjes se troftave më tregoi se është në gjendje që për një ditë t’i zhdukë të gjitha troftat e tij duke i ushqyer me mish të grimcuar derri .

Ai gjithashtu tregon: “Ky tregim është rezultat i një eksperimenti të padëshiruar. Për këtë më kanë informuar kolegët e mi që kanë marrë pjesë direkt në të. Gjatë luftës së dyte botërore në frontin verior Afrikan që e drejtonte gjeneral Fermarshall Romel u sëmurën shumë ushtarë gjerman nga e ashtuquajtura “ulcera tropike” d. m. th prej të thatit në kofshën e këmbës, si pasojë e së cilës bëheshin të paaftë për luftë. Ata shtroheshin disa javë nëpër spitale dhe së fundi i largonin prej frontit.

Mjekët i provuan të gjitha metodat e shërimit si hemoterapinë etj por të gjitha ishin të pasuksesshme. Pastaj mjekëve u lindi ideja se i thati në këmbë paraqitet dhe ka lidhje me ushqimin pasi popullata vendase nuk ishte përfshirë nga kjo sëmundje. Menjëherë u mor vendimi që ushtarët të ushqeheshin pa mish derri. S’kaloi shumë kohë dhe kjo sëmundje u zhduk.

Dëmet që vijnë nga ngrënja e mishit të derrit

Fakti që mishi i derrit është i dëmshëm dhe shkakton helmime, më ishte bërë i njohur që para luftës. Atëherë pranoja se mishi i freskët i derrit ishte i dëmshëm por jo edhe mishi i thatë, suxhuku dhe prodhime të tymosura të mishit të derrit. Kjo lajthitje më ndodhi sepse mishi i freskët i tij shkaktonte sëmundje akute, ndezjen e zorrës së verbër, ndezjen e fshikëzës së urinës, ulcerën si dhe shumë sëmundje të tjera në organet gjenitale.

Disa vite më vonë mu dha rasti të mësoj nga eksperimenti i ndërrimit të ushqimit popullsisë së përgjithshme gjermane.

Ky eksperiment i padëshiruar i ndërrimit të popullsisë ndodhi vitet e para gjatë dhe pas luftës së dytë botërore.

Gjatë viteve të varfërisë, gjatë luftës dhe veçanërisht pas saj që me reformën monetare të vitit 1948, kur arriti kulminacionin populli Gjerman ishte i shëndetshëm. Të paktë ishin ata që kishin mundësi të ngopeshin. Mish derri s’kishte aspak, ndërsa mishi në lloje të tjera ishte në sasi të vogla; kurse bukë, pemë dhe perime në sasi të bollshme.

Gjatë asaj kohe s’kishte asnjë rast të zorrës se verbër, asnjë rast të ndezjes së fshikëzës. Po ashtu u zhdukën sëmundje si reuma, infarkti, tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet ngjitëse etj.

Por menjëherë pas reformës monetare, kur mishi dhe dhjami i derrit përsëri u gjendën në treg me sasi të mjaftueshme, ndërroi tërësisht pasqyra shëndetësore e mbarë popullatës Gjermane.

Të gjitha llojet e sipërpërmendura, filluan të bëjnë kërdinë në popullsi.

Veçanërisht tmerruese ishte shtimi i madh i të sëmurëve prej kancerit. Shumë pacientë të moshës 60-70 vjeçare, të cilët deri atëherë kishin jetuar pa vështirësi u sëmurën papritmas. Në organet e tretjes e më vonë u paraqitë dhe kanceri. Zhvillimi i këtyre ngjarjeve ishte aq instiktiv e biologjikisht i kuptueshëm saqë prej tyre kishte udhëzime të sigurta se prejardhja e këtyre sëmundjeve ka lidhje me helmimin. për këtë kanë raportuar edhe në revistën mjekësore të Mynihut nr, 12. 1952, në punimin tim të parë mbi homatoksinet.

Pas shumë vitesh me eksperiencë më të madhe, u vërtetua se shumë sëmundje si artriti, artroza dhe sëmundje të tjera tek gratë kanë lidhje me konsumin e mishit të derrit

Përveç kësaj derri me ndyrësinë e tij, përhap shumë sëmundje më kryesoret e të cilave janë: Dizenteria , Fruthi i derrit, Krimbat e peshkut etj

Nga: Sadik Avdiu

(Visited 188 times, 1 visits today)
Top