Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dëgjuesi – (Es Semi’i)

Dëgjuesi – (Es Semi’i)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu i Lartësuar thotë: “Asnjë send nuk është si Ai, Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” (Shura, 11).
Prej Emrave të bukura është edhe ES SEMI’I (DËGJUESI) i Cili dëgjon të gjitha zërat pa dallim gjuhe, me nevojat e llojllojshme dhe fshehtësia tek Ai qëndron në atë se i largëti tek Ai është i afërt.

Dëgjimi i Allahut është dy llojesh:
1. Dëgjimi i Tij i të gjitha zërave të dukshme e të padukshme, të fshehura e të shfaqura, dhe përvetësimi i plotë i tyre.
2. Dëgjimi i lutjeve të lutësve, thirrësve, adhuruesve dhe shpërblimi i tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe fjala e namazliut (falësit) Semia Allahu limen hamideh do të thotë u përgjigjet”.
Shpeshherë Allahu i Lartësuar bënë bashkimin mes ES SEMI’I  dhe EL BESIR si në fjalën e Tij: “Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.”(Nisa, 58). Çdo dëgjim, shikim është i përfshirë me gjithë atë që ka të bëjë me të dukshmen e të padukshmen.
Dëgjuesi – dëgjimi i Tij përfshin të gjitha të dëgjuarat dhe çdo gjë që ekziston në botë nga zërat i dëgjon të fshehtat e të hapurat, nuk i ngatërrohen Atij zërat, e as nuk i fshihet asnjë prej tyre, i afërti e i largëti, i fshehti e i hapuri para Tij janë të njëjtë: “Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.” (Rad, 10).
Po ashtu, Ai thotë: “Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te Allahu; prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.”Muxhadele, 1.
Aishja –radiallahu anha- thotë: “I Madhëruar qoftë Allahu i Cili dëgjon zërat! Erdhi një grua e cila ankohej për burrin e saj tek i Dërguari i Allahut, unë isha në këndin e dhomës e nuk dëgjoja mirë fjalët e saj e Allahu zbriti fjalët e Tij: ” Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet” (Muxhadele, 1).

(Visited 42 times, 1 visits today)
Top