Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dashuria dhe etapat e sajë

Dashuria dhe etapat e sajë

SONY DSCEtapa e parë: Është kur zemra fillon të ndijë diçka. Kjo etapë fillon me pagjumësi dhe mendime rreth partnerit ose partneres. Ai mendon rreth saj dhe ajo mendon rreth tij. Secili lundron në fantazi dhe imagjinata, të cilët kur më parë nuk i kishte menduar. Ndoshta ju mund të qeshni teksa i lexoni këto rreshta, por, në fakt, kjo është ajo që ndodh. Është kjo ajo që ndodh sot me ndjenjat tona për njëri tjetrin. Vallë, a ke menduar ndonjëher kaq gjathë rreth dashurisë për All-llahun xh.sh? A ke përjetuar pagjumësi, duke menduar se si të arrish kënaqësinë e Tij?

Kështu, fillimisht fillon të zhytet në mendime, fantazi dhe preferencë për të qëndruar vetëm. Teksa qëndron ulur dhe mendon, ai ose ajo, mundet dhe të buzëqeshin, megjithatë janë vetëm. Duke menduar rreth një çasti emocional, ai ose ajo, buzëqeshin, edhe pse janë vetëm! A të ka ndodhur ty, o vëlla dhe o motër, që teksa je vetëm, të buzëqeshësh sepse po mendoje rreth Xhennetit dhe bukurive të tij? A të ka ndodhur që të buzëqeshësh, teksa mendon momentet që do të takohesh me Profetin a.s në Xhennet?

Shumë vajza mendojnë dhe fantazojnë rreth takimit të parë me princin e kaltërt. Po kur nuk kan fantazuar mbi momentet kur do të dal para All-llahut xh.sh.

Kështu etapa e parë është pagjumësi, mendime të thella…

Etapa e dytë: Është kur zemra fillon e lidhet aq më shumë me partnerin, saqë fillon dhe i bindet në gjëra që janë kundër dëshirës së saj. Nëse atij i pëlqen diçka, kurse partneres nuk i pëlqen, ajo i bindet dëshirës së partnerit dhe anasjelltas. Dhe vajza fillon të veprojë sispas dëshirave të djalit që do, edhe pse kjo mund ti shkatërojë jetën. Pra, secili vepron sipas dëshirave të partnerit, duke lënë mënjanë dëshirat dhe kënaqësit e tij. Po ty, o vëlla dhe o motër, a të ka ndodhur që të largohesh nga kënaqësit dhe dëshirat e tua, me qëllim që të veprosh atë që do All-llahu xh.sh?

Sa herë ke thënë: All-llahu xh.sh është i Mëshirues i Madh, unë do të fle dhe nuk do të çohem për të falur sabahun në kohë. Deri në tre të natës unë kam qenë para televizorit, si mund të ngrihem dhe të falem në kohë? Po nëse vajza që do ti, të thotë se vetëm në katër të mëngjesit mund të flasim në telefon, pasi babi largohet në atë orë, a do të zgjoheshe? Sigurisht, madje, nuk do të flije fare deri në atë orë. Kjo, pasi ti kërkon ti bësh qejfin dhe ti plotësosh dëshirat e saj. Këtë e bën me krijesat, kurse me Krijuesin nuk e bën dot!

Të gjithë ata të rinjë, që janë lidhur me vajza, duhet tu vijë turp nga vetet e tyre. Si vallë zemra e tyre të dojë një vajzë, më shumë se All-llahun xh.sh? Si vallë, o motër, do më shumë një djalë më shumë se All-llahun xh.sh? Ka të tjerë që nuk janë lidhur me vajza, por që sytë e tyre i kanë të lidhur me çdo vajzë dhe me çdo grua që kalon rrugës.

Këtyre nuk u ka shkuar ndonjëher në mendje të ngënë kokën drejt qiellit e të thonë: Vallë a je i kënaqur me mua o All-llah?

Ka të rinjë dhe të reja të tjerë që, teksa bisedojnë në telefon, nxjerrin nga goja fjalë më të ulta, fjalë që e zemërojnë All-llahun xh.sh. Por a e pyesin ndonjëher veten: Vallë sa fjalë të ndyta thashë sot, dhe sa herë e kam kujtuar All-llahun xh.sh? Vallë, sa përgojime dolën sot nga goja ime? Nëse do ti shkruash, do të shohësh se janë shumë fjalë të tilla.

Këto i themi, pasi e dimë që ka shumë njerëz që vuajnë nga gjëra të tilla. Mos harro! Ajo që na detyroi të flasim për këtë, është të qenit “mik i All-llahut xh.sh”.

Të mjerë janë ata njerët që nuk e kanë ditur asnjëher të zgjedhin dëshirën dhe urdhërin e All-llahut xh.sh, në vend të dëshirave dhe kënaqësive të tyre.

Etapa e tretë: Është etapa kur njeriu se përmban dot veten. Në arabisht shprehet me fjalën“sababe”, e cila vjen nga folja “sabbe” (derdh). Pra, është si uji që derdhet nga lart poshtë dhe nuk mundesh ta kthesh përsëri lart. Është një gjendje, ku njeriu nuk përmban dot veten dhe nuk ndihet mirë, veçse kur është me partneren.

Vallë, a ke ndierë një dashuri të tillë për All-llahun xh.sh? A ke ndierë se nuk e pëmban dot veten dhe ndihesh mirë vetëm kur vepron diçka që e pëlqen All-llahu xh.sh? A e ke ndierë veten rob të Tij?

Etapa e katërt: Dashuria e zjarrtë, që në arabisht quhet “garam”. Kjo është kur ndarjen nga partneri  nuk e përballon dot. All-llahu xh.sh në Kur’an teksa përshkruan zjarrin e xhehennemit, e përshkruan me fjalët “garama”, pasi ajo tregon diçka që është ngjitur pas trupit dhe nuk të ndahet. Duke përshkrur dhe zjarrin me këto fjalë, All-llahu xh.sh sikur na tërheq vëmendjen; “garam” nuk ka vetëm mes dy të rinjëve, por ka edhe zjarr. Prandaj ruhu nga harami.

Në këtë etap, i riu shfrytëzon  çdo mundësi për të qëndruar pranë të dashurës së tij. Ai nuk fle, nuk ha, nuk pi…, veçse kur ndodhet pranë të dashurës. O Zot i madh! Nuk kemi parë njeri që ta dojë All-llahun xh.sh në këtë formë. Nuk kemi parë njeri që të pakësoj ushqimin, me qëllim që të zgjohet dhe të falë dy rekate natën. Për All-llahun xh.sh nuk e bën diçka të tillë, por për vajzën që do, ai qëndron edhe një javë pa ngrënë.

Etapa e pestë: Është ajo etapë kur dashuria për partnerin arrinë në thellësit e zemrës. Këtë etapë dashuri e përmend edhe All-llahu xh.sh në Kur’an në historinë e Jusufit a.s:

“Një grup nga gratë e qytetit thanë: Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marëzisht shërbetorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët”. (Jusuf:30) Dashuria e Jusufit ka depërtuar në thellësitë e zemrës së saj.

Kjo lloj dashuri bën që njeriu që veprojë gjëra që janë të papranueshme, ashtu siç veproi gruaja e ministrit në suren Jusuf. Kështu dashuria që depërton thellë në zemër, të dërgon në vepra jo të hijshme. Ajo të dërgon herë në bashkëjetesë, herë të tjera të dërgon në vepra tepër të ulëta, për të cilat sidomos vajza, vuan gjithë jetën.

Le tu kthehemi tani lidhjeve që duhet të kemi me All-llahun xh.sh dhe dashurinë për Të. Vallë, si e arriti Ibrahimi a.s të bëhet “mik i All-llahut xh.sh”? Po ti, o vëlla dhe o motër, sa e do All-llahun xh.sh? Etapa e parë siç thamë, ishte kur mendon gjatë për atë që do. Vallë, a mendon rreth All-llahu xh.sht? A mendon rreth mirësive që të ka dhënë? Nëse e do me të vërtet All-llahun xh.sh, nuk është e mjaftueshme për ty që ta kujtosh Atë pesë herë në ditë, vetëm kur falesh. Ne këtu po flasim për ata që falen, kurse ata që nuk falen, nuk mund të pretendojnë se e duan All-llahun xh.sh. Ai që nuk falet është jashtë temës së dashurisë për All-llahun xh.sh. Kjo, pasi ai që nuk falet nuk e do All-llahun xh.sh dhe as All-llahu xh.sh nuk e do atë.

Patjetër që ti, o vëlla dhe o motër, duhet të pyesish veten: Vallë, a e kam në mendje dhe në zemër All-llahun xh.sh? A mendoj rreth madhështisë, krijesave dhe mëshirës së Tij? A e kam si proekupim që Ditën e Kijametit të jem pranë Tij? A e kam shqetësim që Ai të jetë i kënaqur me mua?

Ajo që të ndihmon për tu thelluar në mendime rreth madhështisë, dashurisë, mëshirës… së All-llahut xh.sh është leximi i Kur’anit dhe të medituarit rreth cilësive dhe krijesave të All-llahut xh.sh. Caktoja vetës si detyrë, që çdo ditë të ulesh në një vend të qetë dhe të meditosh rreth një krijese nga krijesat e All-llahut xh.sh. Fal namazin e mëngjesit dhe dil të vraposh në bregdet, ku do të jepet mundësia të meditosh. Medito se si All-llahu xh.sh i Madhërishëm e sjell ditën pas errësirës së natës dhe anasjelltas. Ulu diku dhe meditu gjatë kohës së perendimit të diellit. Meditimi është një nga adhurimet që të afron më shumë me All-llahun xh.sh. Nëse lexon Kur’an, mendon rreth cilësive të Tij dhe mediton rreth krijesave të Tij, dije se dashuria jote për All-llahun xh.sh fillon të forcohet. Pas, kësaj kalon në etapën e dytë të dashurisë, ku fillon të zgjedhësh gjërat që All-llahu xh.sh i pëlqen, duke u privuar nga kënaqësitë dhe dëshirat e tua. Më parë veproje gjithçka që dëshiroje dhe pëlqeje, kurse tashmë të intereson ajo që pëlqen All-llahu xh.sh. Vallë, sa prej nesh u intereson kënaqësi e All-llahut xh.sh më shumë se kënaqësia dhe interesi vetjak? Mos harroni! Kjo që po flasim është etapa e dytë, ose hapi i dytë rreth dashurisë së All-llahut xh.sh. Në këtë etap, ne sapo kemi kaluar kufirin e atyre që nuk falen dhe që janë larg All-llahut xh.sh. Ne sapo jemi ndarë nga ata që janë tejet të shkujdesur.

E rëndësishme është që, edhe pse kemi arritur në etapën ku krahasojmë mes dëshirave tona dhe kënaqësisë së All-llahut xh.sh dhe zgjedhim atë të All-llahut xh.sh, kjo nuk do të thotë se nuk mund të gabojmë. Sigurisht mund të gabojmë dhe mund të zgjedhim në shumë raste dëshirat dhe kënaqësit tona. Por e rëndësishme është që veprat më të shumta të jenë sipas porosive dhe urdhërave të All-llahut xh.sh.

Ti, o motër, mund të duash që të dalësh me flokë të zbuluara, kurse dëshira e All-llahut xh.sh është që të dalësh e mbuluar me shami. Vallë, cilën do ta zgjedhësh: ate që do All-llahu xh.sh apo atë që do ti? Nëse ky konflikt brenda teje do të vazhdojë për një kohë të gjatë, dije se largohesh më shumë nga All-llahu xh.sh.

Ti, o vëlla që nuk e fal sabahun në kohë, je në konflikt me veten çdo ditë në mëngjes: Të çohesh apo të mos çohesh? Nëse ka ditë që çohesh dhe ditë të tjera që nuk çohesh, dije se ke përparuar shumë drejt dashurisë për All-llahun xh.sh. Kjo, pasi ti ke filluar të nxjerrish primare dëshirën dhe kënaqësinë e All-llahut xh.sh. Në atë çast që ti je në konflikt me veten, për të vepruar ose jo diçka, dije se ke hedhur një hap të rëndësishëm drejt dashurisë për All-llahun xh.sh. Vallë, sa prej nesh e pyesin veten nëse i pëlqen All-llahut xh.sh ajo që veprojmë apo jo? Vallë sa prej nesh kanë sukes dhe zgjedhin kënaqësinë e All-llahut xh.sh, duke lënë dëshirat dhe kënaqësitë e tyre? Nëse ka të tillë, që janë të sukseshem 100 përqind, ata kanë arritur një gradë të lartë në dashurinë për All-llahun xh.sh.

Nëse arrinë të provosh nga kënaqësit e tua dhe të zgjedhësh kënaqësinë e All-llahut xh.sh, kalon në një etap  tjetër të dashurisë për All-llahun xh.sh. Ajo është kur zemrën ta kesh plotësisht të lidhur me All-llahun xh.sh dhe çdo gjë e vepron vetëm për kënaqësinë e Tij. Tashmë e ke kaluar periudhën kur ishe në konflikt me veten, për të vepruar ose jo diçka. Tashmë qëllimi yt kryesor është që të arrish kënaqësinë e All-llahut xh.sh.

Qëllimi ynë me këto që po themi është që secili prej nesh të shohë se në ç’nivel e sheh veten, përsa i përket dashurisë për All-llahun xh.sh.

Çdo njeri nga ne mund të ketë qenë i lidhut me një vajzë, apo është shumë i lidhur me gruan e tij, por sa prej nesh kanë si qëllim kryesor që të arrijnë kënaqësinë e All-llahut xh.sh? Dashuria për All-llahun xh.sh nuk mund të jetë diçka plotësuese në jetën tonë; ajo duhet të mbush të gjithë jetën. Ajo është një obligim dhe duhet të jetë qëllim kryesor i jetës sonë. Ta duash All-llahun xh.sh dhe të përpiqesh të arrish kënaqësin e Tij është gjëja më e bukur në këtë botë. Teksa ecën rrugës thua: Ah, sikur të shihja një të varfër që ta ndihmoj dhe me këtë të arrij kënaqësinë e All-llahut xh.sh. Në ato çaste të shfaqet një i varfër. Dije se nëse të ndodh kjo, lidhjet e tua me All-llahun xh.sh janë forcuar. Kjo, pasi Ai dëshironë që ti të punosh për të arritur kënaqësinë e Tij. Nëse thua me sinqeritet: Ah, sikur të zgjohem natën të fal namaz. Dije se do të zgjohesh dhe do të falesh, pasi është All-llahu xh.sh që të zgjon. Kjo, pasi ti kërkon që të ndihmojë të zgjohesh për të falur sabahun, do të zgjohesh. Nëse i kërkon që të ndihmoj të largohesh nga gjynahet, do të shohësh se do të largohesh prej tyre, siç hiqet qimja nga qulli.

Kështu vazhdon të jetosh në ketë gradë dashurie për All-llahun xh.sh, ku kërkon gjëra që e kënaqin All-llahun xh.sh.

Është njëlloj me dashurinë e njerëzve për njëri-tjetrin. Nëse dikush prej nesh e do dikë, do të vepronte gjëra që e kënaqin dhe e gëzojnë. Nëse nënës tënde i pëlqen diçka, ti e bën atë dhe shkon dhe i thua: E pe se çfarë bëra për hatrin tënd? Ajo do të gëzohet pa masë, po kështu edhe ti do të kënaqesh me gëzimin e saj.

Një pyetje: Mos vallë me këto që po themi po flasim kot, apo janë gjëra që mund të arrihen? Për All-llahun xh.sh, janë gjëra që mund të arrihen, nëse duam ti arrijmë. E rëndësishme është që ne të duam të arrijmë kënaqësinë e All-llahut xh.sh. E rëndësishme është që kënaqësinë e Tij, ta bëjmë një nga objektivat tona primare. Thauji: “O Zot, unë dua të arrij kënaqësinë Tënde me veprat e mia, prandaj më ndihmo!”. Menjëher pas kësaj, shfrytëzo çdo rast që të jepet. Nëse ndëgjon se diku mbahet një ligjeratë, merr pjesë edhe ti. Nëse daja yt nuk të viziton dhe nuk të flet shko vizitoje ti, pasi shkurja mirë me faresfisin dhe të afërmit është nga ato gjëra që e kënaqin All-llahun xh.sh. Mos harro se ti nuk po e bën diçka të tillë për njerëzit, por për të arritur kënaqësin e All-llahut xh.sh.

Nëse babain dhe nënën i ke nevrikë dhe nuk u pëlqen asgjë e jotja, mos u largo prej tyre dhe ti braktisësh. Respektoji, duaji, mbaji pranë…, pasi ti kërkon kënaqësinë e All-llahut xh.sh.

Ti dëshiron të japësh lëmoshë, por je i varfër. Mos u mërzit dhe jep aq sa të mundesh. Aisheja r.a thotë: “Sadakaja bie në dorën e All-llahut xh.sh, para se të bjerë në dorën e fukarait”.

Vallë, sa prej nesh janë nga ky lloj, të cilët qëllimin e tyre kryesor e kanë në kënaqësinë e All-llahut xh.sh?

Më pas dashuria shtohet dhe arrin një pikë ku ti nuk e përmban dot veten, kërkon që çdo gjë ta veprosh në përputhje me dëshirën e All-llahut xh.sh. Gjërat që mund ti veproje më parë, tashmë nuk i vepron më. Tani ke frikë se kjo dashuri mund të zbehet, qoftë edhe një gjynah të vogël, dhe kërkon që të ruash ashtu siç është. Ke frikë të gjendesh në mesin e një shoqërie jo të mirë, pasi All-llahu xh.sh mund të zemërohet me këtë veprim. Shpeshherë ndodh që të thuash: “Unë do të shoqërohem me ta, por nuk do të veproj gjëra që i veprojnë ata”. Patjetër që ato do të ulen të pijnë alkool…dhe ti do të gjendesh në mesin e tyre. Kështu do të humbasësh dashurinë e All-llahut xh.sh, pasi Ai e urren një veprim të tillë dhe i urren ata që janë të ulur për këtë vepër. Përse të marësh pjesë në gjëra të tilla? Përse hyn në zona të dyshimta?

Kjo etapë është kur ti kërkon të veprosh çdo gjë për të arritur kënaqësinë e All-llahut xh.sh, sado e vështirë qoftë ajo. Meqëse është verë dhe vapë, ti agjëron të hënën dhe të enjten, thjesht për të kënaqur All-llahun xh.sh.

Më pas dashuria shtohet dhe dominon gjithë zemrën. E ndien se ke arritur këtë gradë, kur sheh se të rrjedhin lotët shpejt për hatër të All-llahut xh.sh, kur ndien përkushtim në namaz, kur dëgjon ajetet e Kur’anit e ndien që zemra të qetësohet dhe të shtohet besimi. Dëgjon dikë që lutet dhe të mbushen sytë me lot. Dëgjon të lexohet Kur’an dhe fillon e ndien atë në zemër. Kujton mirësitë që të ka dhënë All-llahu xh.sh dhe e falenderon Atë me gjithë zemër. Kujton takimin me All-llahun xh.sh Ditën e Kijametit dhe ndien se zemra të dridhet. Imagjinon momentet kur do të drejtohet me fjalët: “O robi im, o filan, Unë jam i kënaqur me ty, shko dhe hyr në xhennetin Tim, sepse të kam falur!”. Nga kjo ndien se zemra të fluturon nga gëzimi. Është kjo gradë kur dashuria për All-llahun xh.sh ka hyrë thellë në zemër dhe dominon në të.

Më pas dashuria për All-llahun xh.sh kalon në një gradë tjetër, e cila është të qenurit rob i All-llahut xh.sh. Kjo ndodh kur ty të pëlqen të përulesh dhe të nënshtrohesh plotësish ndaj Krijuesit tënd. Kur bie në sexhde, e ndien që të gjithë gjymtyrët janë të përkushtuara ndaj All-llahut xh.sh. Teksa lutesh, ke ngritur duart, ul dhe kokën si shenjë përuljeje dhe përkushtimi dhe thua: “O All-llah, unë jam në dorën Tënde dhe nuk kam tjetër veç Teje që më ndihmon”. Kjo është një gradë shumë e lartë, të cilën All-llahu xh.sh e do. Për këtë sa herë që All-llahu xh.sh e lëvdron Profetin a.s në Kur’an e quan rob:

Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetërin për të dagjuar” (Exh-Xhin: 19).

“Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar…” (El-Isra: 1).

 

Marrë nga libri: “Historia e Profetëve” Amër Halid 

(Visited 41 times, 1 visits today)
Top