Quarta-feira’, 24/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dashuri dhe besnikëri



Dashuri dhe besnikëri

Dashuri dhe besnikëri

Historia në fjalë, bën fjalë për dashurinë mes një çifti bashkëshortësh, dashuri e cila u ka mbijetuar dekadave dhe shekujve të shumtë gjer në ditët tona.
Edhe pse fjala dashuri është ndër fjalët më të kërkuara në “Google” ajo mbetet gjëja më e rrallë dhe më e kërkuar nga njerëzit.
Historia e dashurisë për të cilën do të flasim, është shumë e bukur dhe e mrekullueshme. Ai, ishte perandori i Indisë, Shah Xhihan. Sakaq, e shoqja, perandoresha, quhej Mumtaz Mahall. Të dy duheshin dhe ishin të lidhur me njëri-tjetrin maksimalisht. Për fat të keq, perandoresha sëmuret për vdekje, gjë e cila e pikëllon në maksimum perandorin.
Para se të mbyllë sytë, perandoresha i kërkoi të shoqit të saj të dashur dy gjëra:
E para, të mos martohej me tjetër kënd pas saj.
E dyta, mbi varr, ti ndërtojë diçka të bukur.
Perandori i respektoi të dy kërkesat e të shoqes. Ai nuk u martua pas vdekjes së saj, edhe pse ishte perandor dhe e kishte gjithçka të mundur. Për plotësimin e kërkesës së dytë, ai u mendua gjatë, pasi donte që të ishte diçka që nuk gjendej askund tjetër në botë. Mblodhi inxhinierë dhe arkitektë nga të katër anët e botës dhe filloi puna. Sigurisht, besoj e kuptoni për çfarë bëhet fjalë, për Taxh Mahall-in e Indisë, një nga shtatë mrekullitë e botës dhe vendi më i vizitueshëm nga turistët. Kjo mrekulli e botës, është ndërtuar për hir të dashurisë që kishte perandori për të shoqen.
Inxhinierët, arkitektët dhe punëtorët e zbatuan planin e kësaj vepre arti, për shtatëmbëdhjetë vite. Ajo është ndërtuar mbi ujë dhe gurët me të cilët është ndërtuar janë sjellë nga vende të ndryshme të botës. Ambientet e brendshme të kësaj kryevepre, janë zbukuruar me mbishkrime arabe, pasazhe nga Kurani fisnik. Kjo do të thotë që perandori në fjalë ishte mysliman.
Taxh Mahall, është një kryevepër e cila lindi nga historia e dashurisë mes dy bashkëshortëve perandorë. Historia e tyre është një rreze shprese për çdo çift dhe familje.





 

(Visited 10 times, 1 visits today)




Top