Quarta-feira’, 24/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dardha e egër (mushmolla), ja vetitë e mrekullueshme kurative



Dardha e egër (mushmolla), ja vetitë e mrekullueshme kurative

Dardha e egër (mushmolla), ja vetitë e mrekullueshme kurative

Dardha e egër (Mespilus germanica) ose mushmolla është shumë e shëndetshme. Prej saj mund të përgatisni marmelatë dhe çaj, e njohësit. e mjekësisë popullore thonë se përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.

Sugjerohet edhe kundër marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës. Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.

Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mollës dhe limonit. Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme, i vendoni në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve.





Çaji nga mushmolla

Çaji përgatitet me përzierjen një lugë mushmolla të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë. Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe i lihen të qëndrojnë për një orë. Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë, e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë.

(Visited 320 times, 1 visits today)




Top