Domingo, 24/1/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dalja e je’xhuxhëve dhe me’xhuxhëve

Dalja e je’xhuxhëve dhe me’xhuxhëve

jexhuxhet

Dalja e je’xhuxhëve dhe me’xhuxhëve

Je’xhuxhët dhe me’xhuxhët janë dy popuj shumë të mëdhenj dhe me pasardhës të shumtë. Ata janë njerëz, mirëpo do të bëjnë çrregullime në tokë dhe do të bëjnë krime të mëdha. Ata janë në një vend të ngujuar dhe do të dalin nga ai vend me lejen e Allahut kur t’u vijë koha, mirëpo atëherë Dita e Kiametit është shumë afër. Transmetojnë Termidhiu, Ibni Maxhe dhe Imam Ahmedi se Muhamedi alejhi selam tha: “Je’xhuxhët dhe me’xhuxhët gërmojnë tokën çdo ditë dhe gati sa e shohin dritën e diellit. Thotë i pari i tyre: “Kthehuni se do ta gërmojmë nesër.” E rikthen Allahu atë (tokën) më të vështirë seç ishte, kështu derisa të vijë koha e tyre dhe dëshiron Allahu që t’i dërgojë te njerëzit. E gërmojnë atë gati sa e shohin dritën e diellit dhe thotë i pari i tyre: “Kthehuni, se nesër, InshaAllahu teala, do ta gërmojmë.” Kështu që ata thanë InshaAllahu teala, e kur kthehen tek ai (vendi i gërmimit), e gjejnë siç e kishin lënë dje (pas gërmimit). E gërmojnë atë dhe dalin te njerëzit, e shterin ujin dhe njerëzit mbyllen në kalatë e tyre…”

Nuk është çudi të jenë ata popuj që ne nuk i kemi parë dhe janë të zbuluar, kur dihet se kjo botë është përplot fshehtësi. Edhe sot e kësaj dite në “Trekëndshin e Bermundeve” nuk është ë qartë se ç’fshihet, edhe pse ekzistojnë thënie të ndryshme. Ai është vendi ku u zhdukën njerëz, anije dhe aeroplanë, por megjithatë askush, përpos Allahut, nuk e di të vërtetën për atë vend.
Sidoqoftë, dalja e je’xhuxhëve dhe me’xhuxhëve është një nga shenjat e mëdha të Kiametit dhe ajo gjithsesi do të realizohet kur të vijë koha.

(Visited 93 times, 1 visits today)
Top