Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Vizita e papenguar dhe legale e Kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq, më 19 teror 2013, në Kosovë, vjen pas deklarimit pompoz të Zëvendëskryeministrit Kuçi se “nuk do të lejohet asnjë vizitë e liderëve të Serbisë para 1 nëntorit…”. Deklarimet e “vendosura” për opinionin kosovarë, duke i treguar “muskujt” dhe fuqinë e pushtetit të tij Hashim […]
Vizita e papenguar dhe legale e Kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq, më 19 teror 2013, në Kosovë, vjen pas deklarimit pompoz të Zëvendëskryeministrit Kuçi se “nuk do të lejohet asnjë vizitë e liderëve të Serbisë para 1 nëntorit…”. Deklarimet e “vendosura” për opinionin kosovarë, duke i treguar “muskujt” dhe fuqinë e pushtetit të tij Hashim […]
Daçiqi i viziton serbët në Kosovë, kurse Thaçi nuk i viziton shqiptarët në Luginë

Vizita e papenguar dhe legale e Kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq, më 19 teror 2013, në Kosovë, vjen pas deklarimit pompoz të Zëvendëskryeministrit Kuçi se “nuk do të lejohet asnjë vizitë e liderëve të Serbisë para 1 nëntorit…”.
Deklarimet e “vendosura” për opinionin kosovarë, duke i treguar “muskujt” dhe fuqinë e pushtetit të tij Hashim Thaçi, edhe kësaj radhe i tërhoqi, meqë kishte “kapitulluar pa kushte” në takimet e Brukselit më 7 tetor 2013, para ultimatumit të Daçiqit, se do të “hyjë e del në Kosovë sa t’ia dojë qejfi”!
Dhe Daçiqi ishte serioz në deklarimet e tij, ashtu si është ai serioz në spastrimin etnik të Luginës së Preshevës nga shqiptarët.
Por ama, të mos i “hyjmë në hak” edhe Hashim Thaçit, sepse, edhe ky është serioz, si u pa puna e tij deri më tani, në partneritetin e tij me Daçiqin, për t’ia lehtësuar atij realizimin e Planit sekret të Qeverisë së Serbisë të vitit 2002 për shpërnguljen “e butë” të shqiptarve nga Serbia.
Gjithashtu, Dialogun e Brukselit z. Thaçi na e prezentonte si akt “patriotik” dhe si “triumf” ndaj Serbisë, duke integruar veriun e Kosovës dhe serbët në sistemin juridik e kushtetues dhe sovranitetin e Kosovës.
Si janë duke shkuar punët, Serbia po na kthehet, madje “legalisht” në Kosovë, duke e dëmtuar, shkelur e përdhosur integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, në disa segmente edhe më rënd se me Kushtetutën e vitit 1974. Madje, shumë e shumë më rëndë, si në kohën e Millisheviqit, meqë edhe kriminelët ordinerë të deridjeshëm, jo vetëm që nuk i ven para drejtësisë, por edhe i inkuadron në forcat e rendit dhe të ruajtjes së ligjit! Ky është një absurd i padëgjuar, duke na shitur çdo humbje dhe zmbrapsje ndaj Serbisë me inferioritet dhe mungesë turpëruese të dinjitetit, si
“fitore” dhe përralla e dokrra të pacipë.
Shqiptarët kudo që janë, e sidomos ata të Luginës së Preshevës nuk mund ta kuptojnë kurrësesi, e aq më pak ta arsyetojnë këtë politikë mospërfillëse dhe indiferente të Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Hashim Thaçi ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke mos i vizituar asnjëherë deri më tani.
Kurse, Daçiqit ia lejon vizitat me dhjetëra herë gjatë vitit në Kosovë.
Sa duket, kjo Qeveri ka “objektiva” të tjerë, meqë janë shndërruar në sheikë e miliarderë, duke “shkëlqyer” në luks e “salltanate”, duke e varfëruar dhe sjellur Kosovën, siç u raportua gjatë kësaj jave, në 30% të popullatës në varfëri ekstreme!
Mungesa minimale e ndjenjës kombëtare dhe kapitulimi para ekspanzionit më të ri serb mbi integritetin territorial dhe sovranitetit të Kosovës, si dhe mospërfillja makabre e vëllezërve shiptarë përtej kufirit, nuk janë “europianizëm”!
Përkundrazi, çdo komb europian kujdeset për sovranitetin e shtetit të vet dhe për vëllezërit e vet jashtë kufijve shtetërorë.
Vallë, a duhet që vetëm ne shqiptarët e këtij nënqielli të jemi përjashtim?!
Shkruan: Nehat Hyseni
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 9, 2018 / By M.I Noti është shëndet
June 9, 2018 / By M.I Zemërimi ju sjell infarkt
June 9, 2018 / By M.I Një provë për të studiuar personalitetin
June 9, 2018 / By M.I Kush është më i miri i njerëzve?
June 9, 2018 / By M.I Cili është shkaku i mospranimit të duave (lutjeve) tona?
June 9, 2018 / By M.I Shoqëria dhe dashuria
June 9, 2018 / By M.I Si të përdorni sodën e bukës kundër artritit
June 9, 2018 / By M.I Dushi i ngrohtë apo i ftohtë – cili është më i mirë?
June 9, 2018 / By M.I Ilaçet nga kosherja e bletëve