Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Këta libra janë më të rëndë për mua se sa tri gra! Ka përmendur Khatibi në “El xhamiu li akhakir rauij ues sami”[1] nga Zubejr ibn Ebi Bekr Bekkar i cili ka thënë: “Një nga vajzat e motrës sime i tha gruas time: ‘Dajua im është burri më i mirë për gruan e vet! Ai as nuk […]
Këta libra janë më të rëndë për mua se sa tri gra! Ka përmendur Khatibi në “El xhamiu li akhakir rauij ues sami”[1] nga Zubejr ibn Ebi Bekr Bekkar i cili ka thënë: “Një nga vajzat e motrës sime i tha gruas time: ‘Dajua im është burri më i mirë për gruan e vet! Ai as nuk […]
Çudira nga të pasionuarit pas leximit të librave

- Këta libra janë më të rëndë për mua se sa tri gra!
Ka përmendur Khatibi në “El xhamiu li akhakir rauij ues sami”[1] nga Zubejr ibn Ebi Bekr Bekkar i cili ka thënë: “Një nga vajzat e motrës sime i tha gruas time: ‘Dajua im është burri më i mirë për gruan e vet! Ai as nuk martohet me grua të dytë e as blen robëreshë’ Gruaja ime ia ktheu: ‘Pasha Allahun këta libra janë më të rëndë për mua se sa tri gra!!’ ”
- Edhe ëndërrimet i ka me librat
Sekhauij ka përmendurnë “Xheuahirul ikdejn fi fadlish sherafejn”[2] prej mësuesit të tij Ebu Zekerijja el Munauij (v. 871) icili thotë: “Më ka treguar mësuesi ynë shejkh Uelijjud-din (e ka fjalën për: Ebu Zur’ah ibnul Hafidh Zejnuddin el Irakij) në formë përsëritjeje, se aiudhëtoi bashkë me një person ngaMakarijanga zona e Rijafesicilitha: ‘Thashë me vete – pasi isha zhytur në ëndërrime – Ah sikur të kasha katër gra në katër shtëpi të ndryshme dhe në çdo shtëpi të kasha librat që më duheshin njësoj në të gjitha shtëpitë…”
- Nuk I kalon asnjë çast pa angazhim me dituri
Ibn Rexhebi përmend në “Dhejlut-tabekat”[3]në jetpërshkrimin e dijetarit të madh Ebul Beka Abdullah ibnul Husejn el Ukberij (v. 616) nga Ibnun Nexh-xhar icili ka thënë: “Kam lexuar para tij shumë prej librave të tij dhe jam shoqëruar me të një kohë të gjatë… e donte shumë diturinë dhe mësimdhënien, ditën dhe natën. Nuk I ikte një cast kot: ose dikush do të lexonte përpara tij, ose vet do të shfletonte libra. Aq sa dikush më ka përmendur se natën gruaja e tij I lexonte librat e letërsisë apo në fusha të tjera”
- Brengosej për librat dhe I kishte ato si fëmijët
Përmend Ibn Rexhebi po ashtu në “Dhejlut tabekat”[4]tek jetshkrimi I Abdussamed ibn Ahmed ibn Ebil Xhejsh el Bagdadit, dijetarit të madh në shumë shkenca (v. 676) se ai shkroi predikime ku shkëlqeu në mënyrën e të folurit, me shprehje të bukura letrare, plotë oratori dhe ëmbëlsi dhe grumbulloi shumë prej tyre, të cilat I humbën në luftën e Baghdadit[5] së bashku me libra të tjerë që I kishte shkruar me dorën e tij dhe u pikëllua jashtë mase, aq sa thoshte: “Në zemër kam dy pikëllime: djalin tim dhelibrat e mi!” (Të dyja ato I kishte humbur në luftën e Bagdadit).
- Nuk ecte pa një libër në dorë
Shumë dijetarë të njohur nuk ecnin pa pasur një libër në dorë të cilin e shfletonin, për shkak të dashurisë së madhe që kishin përleximin dhe kujdesit të madh që tregonin përkohët e tyre që të mos u shkonin kot.
Thotë Dhehebiu në “Sijer”[6]: “Ibnul Abnusij thotë: ‘Hafidh el Khatibi kur ecte mbante një libër në dorë tëcilin e lexonte’
Në “Tedhkiratul huffadh”[7]po të Dhehebiu tek jetshkrimi I Ebu Daud esSixhistani tautorit të “Sunen”- ve: “Thotë Ibn Daseh: ‘Ebu Daudi kishte një mëngë të gjerë dhe njëmëngë të ngushtë, kur e pyetën për to ai u përgjigj: Kjo e gjera është për librat kurse për tjetrën s’kam nevojë (ta kem të gjerë)”
Tek jetshkrimi i dijetarit të madh, gjuhëtarit Ahmed ibn Jahja I njohur me emrinTha’leb (v. 291), prej librit “Uefejatule’ajan”[8]të Ibn Khil-likan-it thuhet: “Shkaku I vdekjes sëtij ishte se ai po dilte prej xhamisë ditën e xhuma pas ikindisë, dhe ishte sprovuar me shurdhim, nuk dëgjonte veçse me vështirësi të madhe. Në dorën e tij kishte një libër që e lexonte rrugës për në shtëpi. Në një moment e goditi një kal dhe e hodhi në një gropë. E nxorrën prej aty në gjendje tër ëndë dhe e çuan në shtëpi në atë gjendje. Kishte dhimbje në kokë dhe kështu vdiq pas dy ditësh.”
El Askerij përmend në “EL hath-thu ala talebililm”[9] (Nxitja për kërkimin e diturisë) se Ebu Bekr Muhammed ibn Ahmed el Bagdadij el Khajjat (rrobaqepësi), dijetari I madh I gjuhës (v. 320), mësonte gjatë gjithë kohës, edhe duke ecur rrugës. Aq sa ndonjëherë binte në ndonjë gropë (ngaqë e kishte mendjen tek leximi) apo e shtypte ndonjë kafshë.
Dhe më parë e përmendëm historinë e Imamit Sulejm erRazij. [10]
Shumë prej dijetarëve u lexoheshin libra edhe duke ecur rrugës për të shfrytëzuar kohën që mos tu shkonte kot, dhe nga dashuria e madhe për të përfituar. Siç përmendet tek jetshkrimi I Hafidh Ebu Nuajm el Asbahanij, autorii “El hiljeh” (v. 430) siç përmendet tek “Tedhkiratul huffadh”[11] (Memoaret e hafizave, dijetarëve të mëdhenj).
Po ashtu tek jetshkrimi I imamit Alemud-din es Sekhauij el Mukri (Lexuesi I Kuranit) (v.643), siç qëndron tek jetshkrimi I tij te libri “Tabekatul kurrail kibar” (Memoaret e kënduesve (hafizave) të mëdhej të Kuranit).[12]
Dhe prej atyre që kemi pare një gjendje të tillë ku I lexohej atij dhe e pyesnin për fenë (I kërkonin fetva) ishte edhe mësuesi I mësuesve tanë dijetari I madh Abdulaziz ibn Baz (v. 1420 hixhrij) – Allahu I Lartësuar e mëshiroftë – kjo ishte e zakonshme dhe diçka e përsëritur për të. Gjë të cilën e bënte me shpirt të hapur, me kënaqësi e me fytyrë të qeshur. Allahu e shpërbleftë për dijen që ka përcjellë me shpërblimin më të mirë.
“Nxitësi për lexim”
Përktheu: Emin Bilali
[1]1/ 149-150. Dhe shiko: “Sijeru A’lamin nubela” (12/313).
[2]1/162
[3]2/111
[4]2/292
[5] Është fjala për sulmin e mongolëve kundër Bagdadit dhe rënien e kalifatit abasit në vitin 656 sipas hixhretit. Shumë përmendet kjo luftë për numrin e madh të librave që kanë humbur në të, dhe njerëzit përmendin bëmat e mongolëve dhe zgjerohen shumë në këtë temë, por mua më ka pëlqyer këndvështrimi i Taxhud-din es Subkij në “Tabekat”-in e tij (1/312) ku pasi përmend në disa faqe historinë e tyre thotë: “Dhe i mjafton fekihut (njeriut të dijes që ka kuptim) ajo që kemi sjellë. Sepse koha e kërkuesit të dijes është më fisnike se sa të humbasë në rrëfimet për ta, veçse për të marrë mësim prej tyre. Dhe ajo që kemi sjellë mjafton si mësim për ata që duan të nxjerrin mësime.”
[6]18/281.
[7]2/592.
[8]1/104.
[9]Fq. 77.
[10]Që përsëriste diturinë edhe rrugës duke ecur, saqë një herë tha: duke ecur deri tek shtëpia lexova një xhuz (20 faqe nga Kurani).
[11]3/1094.
[12]3/1105.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
July 7, 2017 / By M.I Qielli,shkenca dhe Kurani Famelarte
July 8, 2017 / By M.I Ajo kërkoi vdekjen e saj dhe jo të birit
July 8, 2017 / By M.I Surja Kehf lexim i bukur nga Muhamed El Luheidan – Per diten e xhuma
July 10, 2017 / By M.I ” Kush prej njerëzve e meriton më shumë bamirësine(në cdo gjë) time?
July 11, 2017 / By M.I A e dini cila është kënaqësia më e madhe në këtë botë?
July 11, 2017 / By M.I Temperaturat 45 c !!
July 11, 2017 / By M.I Nuk do ta kuptosh të mirën e sotit përveç se nesër
July 11, 2017 / By M.I Disa informacione interesante për ne “të çuditshmet” me mbulesë
July 11, 2017 / By M.I Degjoje suren Jusuf – Largoje merzine dhe pikellimin
July 11, 2017 / By M.I Gjatë ditës, 70.000 ide na qarkullojnë nëpër mendje