Segunda-feira, 27/6/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çrregullimi i ankthit te pergjithshem

Çrregullimi i ankthit te pergjithshem

 

 

Karakteristika kryesore e e crregullimit te ankthit te pergjithsuar eshte eshte vet gjendja kronike e ankthit, ashtu sic e tregon dhe  emri. Kjo perckatohet si nje sindrome qe vjen nga shqetesimi i tepruar per 1 periudhe te pakten 6-mujore, gjate disa rrethanave te jetes (paraja, familja, puna, shendeti). Shume njerez shqetesohen per gjera te tilla, por eshte “pakontrollueshmeria “ e shqetesimit  qe e kthen ate ne nje crregullim.  Njerezit me kete crregullim jane gjithnje ne pritje te dickaje te tmerrshme qe do te ndodhe, atyre apo te afermve te tyre, dhe kjo gje ndikon gjith sistemin e tyre fizik, bihejvioral, kognitiv. Ata ndihen vazhdimisht te irrituar  dhe kane veshtiresi ne perqendrim; lodhen lehtesisht.  Si pergjigje ndaj simptomave, shum prej tyre zhvillojne nje ankth te dyte qe eshte “ankthi per ankthin”- frika se mos kushtet do tu shkaktojne atyre ulcera, humbje pune, partneri etj. Disa paciente mendojne se kete gjendje e kan pasur qe heret ne jete, te tjere mendojne se ajo ka nisur para disa vitesh.

 

Pra, Çrregullimi i  pergjitheshem i anksiozitetit nenkupton se individi ka ne vete nje frike  permanente(te perhershme) dhe brengoset per qdo detaj , mirepo keto brengosje nuk i ka nen kontroll. Mirepo ky person ka edhe crregullime trupore: ndryshim fiziologjik ne qarkullimin e gjakut dhe ne lekure, ka rritjen e te rrahurave te zemres, ka nervoze ne lukthe , jashqitje , djeresitje te duarve , nensjetullave , i thahet goja etj.

Kriteret.

Ankth dhe shqetesim i tepruar qe ndodh per shume dite ose per te pakten 6 muaj mbi disa aktivitete ose ngjarje.

Personi e ka te veshtire te kontrolloje ankthin ose shqetesimin.

Ky lloj ankthi shoqerohet me 3 ose me shume nga simptomat e meposhteme.

1. ndjenje sikur je mbi gjemba
2.ndjenje lodhjeje e shpejte
3.veshtiresi ne perqendrim
4.irritueshmeri
5.Tension muskulor
6.Veshtiresi gjumi.

Ky lloj ankthi shkakton stres ose demtim ne funksionimin social, okupacional ose akademik.

Nuk lidhet me ndonje efekt fiziologjik te ndonje substance  ose kushti mjekesor.

 

(Visited 152 times, 1 visits today)