Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Çlirimtarët sirian i afrohen kështjellës së Bashar Al Asad

Çlirimtarët sirian i afrohen kështjellës së Bashar Al Asad

Opozira siriane ka marrë nën kontroll zonat alevite dhe kështjellën malore të presidentit Bashar al-Asad, me ç’rast ka detyruar mijëra fshatarë – besnik të presidentit të largohen nga zonat

harta e sirise

Që nga nisja e sulmit të befasishëm në agimin e së dielës, brigadat kryengritëse kanë kapur zona tejet strategjike, të cilat gjatë tërë konfliktit ishin në anën e regjimit.

Fitorja në territorin Alevit dhe kapja e aeroportit ushtarak të Aleppos shënojnë dy fitore të mëdha të kundërshtarëve të Asadit, pas disa muajsh pengesa.

Regjimi i Bashar al Assad kontrollon shumë nga zonat jugore dhe qendrore të Sirisë, ndërkohë që opozita mbanë zonat veriore pranë kufirit turk dhe përgjatë luginës Eufrat në kufi me Irakun.

/mesazhi/