Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ÇKA NA TREGON MBLEDHJA E INDIT DHJAMOR NË REGJIONIN E STOMAKUT TEK FEMRAT DHE MESHKUJT!

ÇKA NA TREGON MBLEDHJA E INDIT DHJAMOR NË REGJIONIN E STOMAKUT TEK FEMRAT DHE MESHKUJT!

 

Sindromi metabolik paraqet çregullimet metabolike që rrisin rrezikun për zhvillim të sëmundjve kardiovaskulare dhe diabetit Tip 2.
Këto çrregullime janë tension i lartë i gjakut, glukoza e rritur në gjak ose dhe rezistenca në insulin, çrregullimi i vlerave të yndyrnave në gjak (treigliceridet e rritura dhe HDL i ultë) dhe trashja abdominale (mbledhja e indit dhjamor në regjionin e stomakut).

Pasqyra biokimike – Trigliceridet: vlera e ultë është më e mirë (nën 1.7 njësi).
Niveli mbi 1.7 është shenjë e sindromit metabolik dhe do të thotë rritja e rrezikut për sëmundje të zemrës.

Vlera e lartë zakonisht varet nga marrja e tepruar e hidrateve të karbonit. Trigliceridet nuk rriten nga yndyrnat që i hajmë, por krijohen në mëlqi prej sheqerit, i cili nuk është i shfrytëzuar për energji nga marrja e tepërt.
Burim i këtij sheqeri është i gjithë ushqimi i pasur me hidrate të karbonit, sidomos sheqeri dhe mielli i bardhë.
HDL kolesteroli: vlera e lartë e tijë është e mirë sepse ky është kolesteroli mbrojtës.
Vlerat e ulëta tregojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Niveli nën 1.0 (meshkujt) dhe nën 1.3 (tek femrat) janë tregues të sindromit metabolik.
Marrja e yndyrnave të mira e ngrisin HDL kolesterolin, marrja e hidrateve të karbonit e ulin atë.
LDL kolesteroli: rekomandohet vlera nën 3.0 njësi, vlera e lartë e triglicerideve dhe vlera e ultë e HDL tregojnë që LDL grimcat janë të vogla dhe të rrezikshme, që lehtë oksidohen.
P.sh nëse kolesteroli I përgjithshëm është 8, e HDL 2, marëdhënja është 8:2=4, që është shkëlqyeshëm. Por nëse kolesteroli total është 8, e HDL vetëm 1 atëherë raporti është 8:1= 8 që është tregues i keq.
Thërmijat e mëdha, të tejdukshme, të pa rrezikshme LDL dhe HDL rriten nga yndyrnat e ngopura në ushqim.
Prandaj, vlera e kolesterolit të përgjithshëm nuk tregon absolutisht asgjë, ku për fat të keq shumica e mjekëve menjëherë kur shohin rezultatet e kolesterolit total lehtë të rritur shpesh her pacientit i rekomandohet ushqimi më me pak yndyrna të ngopura që nënkupton më shumë hidrate të karbonit, që është rekomandim i gabuar.
Ky lloj ushqimi mund të dërgoj deri te zvogëlimi i grimcave LDL të mira, zvogëlim i HDL mbrojtëse dhe rritjen e triglicerideve të dëmshme, që krejt së bashku mund të tregojnë kolesterolin total më të ultë, e që kjo me të vërtetë do të thotë rritja e rrezikut për sëmundje të zemrës.
Kjo tashmë është e njohur në mes të shkencëtarëve që mirren me qështjen e kolesterolit dhe sëmundjeve metabolike.

(Visited 55 times, 1 visits today)
Top